Në Sarandë Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka zhvilluar mbledhjen e Komitetit Rajonal të Turizmit. Bashkë me Ministrin e Turizmit, Blendi Klosi, ishin dhe Prefekti dhe Kryetarët e Bashkive të Sarandës, Delvinës, Finiqit dhe Konsipolit, si dhe dhjetra operatorë turistikë të zonës. Fokusi i diskutumit ishte çelja e sezonit turistik, si dhe u shpërndanë 70 certifikatat e para të kategorizimit të hoteleve. Gjatë fjalës së tij Klosi u shpreh optimist për sezonin e ri turistik, ndërsa shtoi se nesër do mbërrijnë me çartera dhe turistët e parë.










