Kanë dalë sot në mesditë përgjigjet e analizave për kontaktet e personit të infektuar në Gjirokastër. Bëhet fjalë për 48-vjecarin me origjinë nga Libohova që banon në lagjen “Zinxhira”. Fatmirësisht asnjë prej kontakteve të tij nuk rezulton pozivit me Covid 19. 48-vjecari qëndron i izoluar në banesën e tij, ku po monitorohet nga personi shëndetësor dhe Policia e Shtetit. Gjendja e tij është e qëndrueshme dhe pa simptoma. Ai dyshohet se u infektua më koronavirus në QSUT, ku ishte shtruar në repartin e Hematologjisë.
©argjiroja.net