• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rikthehen martesat si qëmoti: Emigrantët i besojnë më shumë një mblesi për të gjetur nuse se rrjeteve sociale

14/06/2020
Rikthehen martesat si qëmoti: Emigrantët i besojnë më shumë një mblesi për të gjetur nuse se rrjeteve sociale

Martesat me mblesëri për zonat qendrore sot janë legjenda urbane me të cilat bëhet dhe humor. Por në ato rurale tradita vazhdon. Pandemia i ndërpreu martesat, por me nevojën e emigrantëve për të gjetur nuse në Shqipëri dhe me rikthimin e tyre për pushime mblesët futen në treg.

Në kohët e sotme nuk ju blihen me këpucë, por u jepen para të thata. Këtë vit prej pandemisë dhe është dyfishuar çmimi. Dikur jepeshin rreth 10 mijë lekë, ndërsa tani shkon mbi 20 mijë. Një rast i tillë vjen nga Librazhdi. Sabriu ka 10 vjet që ka zgjedhur të jetë ndërmjetës martesash dhe e quan profesion për sa kohë që asnjë nga martesat e lidhura nga ai nuk kanë dështuar.

“200 mijë deri 500 mijë kam marrë nga një mblesëri. Kërkojmë djalin ose gocën. E shoh djalin se ku rri, në çfarë gjendje është dhe i bëj ofertën më pas gocës”, tregon ai.

Sabriu tregon se kohët e fundit po përballet me krizë pasi numri i vajzave është më i ulët se i meshkujve.

“Është krizë për vajza”, shprehet ai. Mblesi nga Librazhdi tregon se aktualisht ka disa kërkesa dhe në orë mban fotot e pretendentëve për nuse dhe dhëndër.

“Më shumë duan nuse nga Pogradeci dhe Korça, janë zonat më të preferuara”, thotë Sabriu. Ai ndodhej në një takim me miqtë, të cilët tregojnë se e mbështesin këtë aktivitet. “Është diçka e mirë, pasi bëhen bashkime familjare. Sabriu krijon mundësinë e lidhjeve”, shprehet një nga miqtë.

Sabriu na tregon dhe një shkak se përse emigrantët besojnë tek ai. Sipas tij ata nuk ecin shumë me trendin e kohës nuk duan nuse përmes rrjeteve sociale, por i besojnë më shume zakoneve të vjetra. Një mbles ju jep më shumë siguri.(abcnews)

Related Posts

Tre breza në skenë, Ilir Shaqiri këndon bashkë me djalin e nipin para turmës së protestuesve në Prishtinë
Pikante

Tre breza në skenë, Ilir Shaqiri këndon bashkë me djalin e nipin para turmës së protestuesve në Prishtinë

17/02/2026
Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar
Lifestyle

Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar

10/02/2026
A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?
Lifestyle

A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?

07/02/2026
Kodi i ri Penal/ Burg nëse organizoni udhëtime për qëllime seksuale
Pikante

Kodi i ri Penal/ Burg nëse organizoni udhëtime për qëllime seksuale

30/01/2026
Shqiptarët më inteligjentët në Ballkan, renditemi të 19-ët në botë
Pikante

Shqiptarët më inteligjentët në Ballkan, renditemi të 19-ët në botë

18/01/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Humbi vëllanë pak kohë më parë, flet Ema Andrea: Kam humbur gjysmën time

Humbi vëllanë pak kohë më parë, flet Ema Andrea: Kam humbur gjysmën time

21/02/2026
Alaudin Hamiti zbulon detaje të reja rreth sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova

U sulmua nga një person teksa ecte në rrugë, reagon për herë të parë Alaudini

21/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al