Ditën e sotme në Top Talk ka qenë e ftuar ministria e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila ka folur për mundësinë e një bashkëqeverisjeje PS-PD. E pyetur një koalicon të mundshëm mes ketyre do forcave kryesore politike, Spiropali ka dhënë këtë përgjigje.
“Ne do të hyjmë në zgjedhje të vendosur për të fituar mandatin e tretë, për të qeverisur Shqipërinë për të përfunduar reformat tona. Ky është synimi ynë dhe po përgatitemi për këtë lloj beteje elektorale. Ne nuk bëjmë kompromis mbi parimet tona këtë e kemi dëshmuar dhe më pas rezultati elektoral ka lidhje me votuesit dhe vetëm atyre i takon të vendosin se cilës forcë politike do t’i japin besimin për të qeverisur”, tha Spiropali.