Janë zbardhur të tjera detaje nga krimi i ndodhur në mbrëmje në fshatin Labovë të Gjirokastrës, ku shtetasi Jano Koleta vrau me sende të forta bashkëfshatin e tij Andrea Xhavarra.
Sipas të dhënave më të fundit ngjarja dyshohet se ka ndodhur për çështje pronësie.
Policia e Gjirokastres nderkohe ka shperndare nje njoftim paraprak per ngjarjen.
Rreth orës 20:30 njoftohemi se në Spitalin Rajonal Gjirokastër ka mbërritur pa shenja jete shtetasi A. Xh., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Labovë e Zhapës.(Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta).
Në komisariatin e Policisë Gjirokastër janë shoqëruar disa persona. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.