60-vjeçari Andrea Xhavarra humbi jetën mbrëmjen e djeshme pasi u konfliktua me një bashkëfshatar të tij në fshatin Labovë e Zhapës në Gjirokastër. Argjirolajm.net mëson se autori Jano Koleta, i cili u ndalua në banesë menjëherë pas ngjarjes, e ka qëlluar me gur në kokë viktimën në debat e sipër. Më pas ai është përpjekur ta ndihmojë por goditja rezultoi fatale. Debati mes tyre dyshohet se kishte motive pronësie ndërsa ka ndodhur në prani të disa dëshmitarëve. Policia ndërkohë shoqëroi mbrëmë edhe 4 persona të tjerë që e kanë parë ngjarjen. Mëngjesin e sotëm njoftoi arrestimin e autorit të dyshuar, Jano Koleta.
Njoftimi i policisë Gjirokastër
Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 17.06.2020, në fshatin Labovë e Zhapës, ku humbi jetën 60-vjeçari A. Xh. Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. Xh.
Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Labovë e Zhapës, ku pas një konflikti mes dy shtetasve humbi jetën shtetasi A. Xh., 60 vjeç, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.
Falë punës së mirorganizuar hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi