• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Na mbylli derën, na la pa baba”, fjalët prekëse të djalit të viktimës në Gjirokastër. Autori: U përpoqa t’i nxirrja gjuhën, por mbaroi

21/06/2020
“Na mbylli derën, na la pa baba”, fjalët prekëse të djalit të viktimës në Gjirokastër. Autori: U përpoqa t’i nxirrja gjuhën, por mbaroi

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Janaq Koletën, i cili akuzohet se vrau bashkëfshatarin e tij në fshatin Labovë e Zhapës të Gjirokastrës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës, rreth orës 20:00. 67-vjeçari akuzohet se pas një sherri për kullotën, goditi për vdekje 60- vjeçarin Andrea Xhavarra.

Ndaj tij është ngritur akuza “Vrasje me dashje”. Para togave të zeza, Koleta tha se “u qëndronte deklarimeve të tij të mëparshme”, duke iu referuar kështu motivit dhe shpjegimeve të dhëna më herët para uniformave blu të Gjirokastrës.

SI NDODHI NGJARJA SIPAS KOLETËS

Përplasjet për kullotën duket se i kishin shtyrë dy bashkëfshatarët në përplasje të herëpashershme. Një debat që vazhdonte rregullisht prej të paktën tri ditësh, përfundoi dhunshëm mbrëmjen e së martës kur trupi i 60–vjeçarit Andrea Xhavara shkoi i pajetë në Spitalin e Gjirokastrës.

Dëshmitarët pohuan se vdekja e tij ishte pasojë e një grindjeje me një bashkëfshatar, ndërsa burime nga Spitali Rajonal “Omer Nishani” pohuan se viktima kishte plagë në kokë,shkaktuar nga goditja me një mjet të rëndë dhe vdekja kishte qenë e menjëhershme.

Policia udhëtoi në fshatin e largët malor, duke vendosur në pranga autorin 67–vjeçar, i cili ndodhej në banesën e vet.

“E qëllova me shkop nga këmbët, ai u rrëzua dhe u vra te shtylla”, tha Koleta në deklaratën e vet në Polici, duke theksuar se nuk kishte dashur të vriste 60-vjeçarin, por gjithçka kishte ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.

“Kur ra në tokë, i iku gjuha. U përpoqa t’i nxirrja gjuhën, por mbaroi”, mësohet se ka thënë autori në Polici. Koleta njihej nga banorët e zonës si njeri problematik, pasi kishte pasur përplasje të vazhdueshme edhe me banorë të tjerë të fshatit.

DJALI I VIKTIMËS: NA MBYLLI DERËN

Viktima Andrea Xhavara jetonte me bashkëshorten dhe dy prindërit e moshuar.

Djali i tij, Ermal Xhavara, tha për median se konflikti ka qenë i përhershëm dhe se autori ka qenë një person problematik.

“Konfliktet kanë qenë të vazhdueshme për çështje kullotash, gjëra bagëtish. Pak a shumë kjo ka ndodhur edhe dje, e njëjta situatë. Ai (Koleta) bënte fjalë për ca vende që hiqej sikur i kish të tijat dhe përplasej me këdo”, tha ai.

“Problematik ka qenë gjithmonë këtu në fshat me të gjithë. Kështu ka bërë”, shton djali i viktimës.

Mes dhimbjes ai mbyll bisedën me vetëm një fjali. “Na mbylli derën. Ai vetë nuk ka fëmijë, ndërsa neve na la pa baba”. /Panorama

Related Posts

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar
Kryesore

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

18/05/2026
Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Elodie konfirmon lidhjen? Puthja pasionante me balerinën shqiptare ndez rrjetin

Elodie konfirmon lidhjen? Puthja pasionante me balerinën shqiptare ndez rrjetin

18/05/2026
E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

18/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al