Ka nisur në jug të vendit një investim i madh me vlerë rreth 10 milionë euro për ndërtimin e kanalit vaditës të Janjarit në Konispol. Në nisje të punineve kanë qenë tek kantieri, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, si dhe deputetët e Sarandës, Damian Gjiknuri dhe Alket Hyseni.
Përfundimi i kësaj vepre të rëndësishme siguron vaditje për rreth 4 Ha tokë bujqësore në Xarë, Mursi, Konispol etj. Investimi financohet me anë të një kredie nga Banka Botërore dhe parashikohet të përfundojë pas 8 muajsh.
Ky projekt parashikon të realizojë një kombinim të dy tipeve të ujitjes: 1) ujitjen me presion (me tubo metalike); 2) ujitjen me gravitet (kanale te hapura) duke shfrytëzuar disnivelin natyral të cilin ka kanali i Janjarit me fushat e Shalësit, Mursisë, Vrinës dhe Bufit.
©argjiroja.net