• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

10 milionë euro investim për vaditjen e tokave bujqësore, nis në jug të vendit rehabilitimi i sistemit të Janjarit

24/06/2020
10 milionë euro investim për vaditjen e tokave bujqësore, nis në jug të vendit rehabilitimi i sistemit të Janjarit

Ka nisur në jug të vendit një nga investimet më të mëdha në infrastrukturën vaditëse të tokave bujqësore. Përmes një kredie 10 milionë euro të marrë nga Banka Botërore, qeveria shqiptare do të rehabilitojë sistemin e Janjarit në Konispol.

Gjatë fillimit të punimeve ka qënë i pranishëm ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, kryebashkiaku dhe deputetë të zonës, si dhe përfaqësues të kompanisë që do të kryejë punimet.

“Kemi ardhur sot për të filluar punimet e një nga veprave më të mëdha të sistemeve vaditëse të Shqipërisë siç është sitemi i Janjarit. Ne vazhdojmë të mbajmë premtimin e madh që kemi bërë për të çuar ujë në çdo parcelë dhe sistemi i Janjarit me një kapacitet ujitës rreth 5 mijë Ha në të gjithë zonën do të mbulojë përfundimisht vaditjen e fushave të Shalsit, të Vrinës, të Mursisë dhe të Bufit. Këto fusha do të furnizohen nga rreth 20 milionë m3 ujë të cilat do të shpërndarhen nëpërmjet këtij sistemi”, tha ministri Çuçi.

Krahas rehabilitimit të sistemit vaditës të një rrjeti prej rreth 100 km kanale, ky projekt do të shoqërohet edhe me përmirësim të infrastrukturës rrugore të zonës. Punimet parashikohet të përfundojnë pas 8 muajsh.

Ky projekt parashikon të realizojë një kombinim të dy tipeve të ujitjes: 1) ujitjen me presion (me tubo metalike); 2) ujitjen me gravitet (kanale te hapura) duke shfrytëzuar disnivelin natyral të cilin ka kanali i Janjarit me fushat e Shalësit, Mursisë, Vrinës dhe Bufit.

Related Posts

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit
Kryesore

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

23/08/2026
Kryesore

“Njoftim i Kuq” nga Interpol, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për mashtrim

23/08/2026
“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve
Kryesore

“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve

23/08/2026
‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata
Kryesore

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata

23/08/2026
23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë
Kryesore

23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

22/08/2026
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Kryesore

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lojërat Mesdhetaret, ja shpërblimet për kuqezinjtë që do të fitojnë medalje

Lojërat Mesdhetaret, ja shpërblimet për kuqezinjtë që do të fitojnë medalje

23/08/2026
Tirana, trajneri para Egnatias: Respekt për rivalin, por duam 3 pikët

Tirana, trajneri para Egnatias: Respekt për rivalin, por duam 3 pikët

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al