• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dervician, nxënësit dalin në rrugë për aksidentet, sensibilizojnë shoferët

26/04/2017
Dervician, nxënësit dalin në rrugë për aksidentet, sensibilizojnë shoferët

Në rritje viktimat e rrugëve, të rinjtë sensibilizojnë “Stop aksidenteve”. Jorgo Kondoi, nxënës i klasës së 10-të në shkollën e Derviçanit, Gjirokastër, pasi i jep një fletëpalosje sensibilizuese drejtuesit të makinës që ka ndaluar në kryqëzim, e porosit që të mos udhëtojë pasi ka pirë alkool.

Ai së bashku me bashkëmoshatarët e tjerë, nxënës të shkollës, mesditën e së mërkurës kanë ndaluar në kryqëzimin e rrugës kombëtare, në hyrje të Derviçanit për të sensibilizuar shoferët e që të tregohen të kujdesshëm gjatë udhëtimit.

“Çdo ditë po dëgjojmë për aksidente që marrin jetë njerëzish, kështu që së bashku me nxënësit e tjerë të shkollës vendosëm të bëjmë diçka për të ulur sadopak numrin e tyre”, thotë Jorgo.

Grupi i të rinjve ka shpërndarë fletëpalosje në të cilat i bëhet apel drejtuesve të mjeteve që të respektojnë Kodin Rrugor për të shmangur aksidentet automobilistike. Olimbia së bashku me një nxënës tjetër kanë shpalosur anës rrugës një banderolë ku shkruhet mesazhi “Stop aksidenteve”.

 

“E përgatita këtë apel enkas për aktivitetin e sotëm. Edhe në kryqëzimin ku ndodhemi tani përpara disa ditësh u regjistrua një aksident i rëndë automobilistik ku u plagosën disa persona që udhëtonin në makinë. Këto janë vërtet ngjarje të rënda që duhen minimizuar”, thotë e reja nga Derviçani. Gjatë këtij vitit numri i viktimave të aksidenteve në Qarkun e Gjirokastrës ka pësuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Prej fillimit të 2017-s janë regjistruar 8 viktima në aksidente  ose 4 persona më shumë kanë humbur jetën krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas drejtuesit të sektorit të Qarkullimit Rrugor në Gjirokastër, Blerim Berbati, numri më i madh i aksidenteve ka ardhur si shkak i shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve dhe mosvendosjes së rripit të sigurimit.

“Ne si polici rrugore vazhdimisht kemi rritur praninë tonë në rrugë, duke kërkuar nga drejtuesit e mjeteve respektimin rigoroz të Kodit Rrugor. Por shumë shoferë nuk përdorin rripin e sigurimit, komunikojnë në telefon gjatë udhëtimit, nuk respektojnë sinjalistikën përkatëse, etj., duke u kthyer në shkaqe aksidentesh të cilat shoqërohen edhe më viktima”, thotë Berbati.

 

Pjesë e rrjetit rrugor të Qarkut të Gjirokastrës janë edhe dy rrugë kombëtare Tepelenë-Gjirokastër-Kakavije dhe Përmet-Tri Urat. Në këto segmente, ku është regjistruar edhe numri më i madh i viktimave të aksidenteve brenda një dite  lëvizin një fluks i konsiderueshëm jetësh. Gjatë tremujorit të parë të vitit, sektori i qarkullimit në Gjirokastër ka vendosur 4 128 gjoba për shoferët kundravajtës. Por vendosja e gjobave nuk cilësohet zgjidhje për situatën e aksidenteve nga specialistët e policisë.

“Përdoruesit e rrugës, drejtuesit e mjeteve apo këmbësorët duhet të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes dhe të respektojnë rigorozisht Kodin Rrugor pasi vetëm kështu do të shmangen aksidentet dhe viktimat që ato shkaktojnë”,- thotë drejtuesi i bluve të qarkullimit, Blerim Berbati./konica.al

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026
Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh
Kryesore

Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ellie Goulding ndan lajmin e ëmbël, mirëpret në jetë vajzën e saj

Ellie Goulding ndan lajmin e ëmbël, mirëpret në jetë vajzën e saj

11/03/2026
“Babai yt është në burg”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Selin

“Babai yt është në burg”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Selin

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al