Ndërsa Mali i Zi ka mbyllur kufijtë me Shqipërinë për një afat të pacaktuar, për shkak të rritjes së numrit të rasteve, edhe Sllovenia e ka futur vendin tonë në listën e kuqe.
Kjo do të thotë që turistët apo qytetarët që shkojnë nga Shqipëria në Slloveni duhet të karantinohen për 14 ditë dhe nuk bëhen përjashtime.
Kufizimet do të futen në fuqi nga dita e nesërme. Zëdhënësi i qeverisë sllovene, Jelko Kacin këshilloi shmangien e udhëtimeve në vendet që janë në listën e kuqe.
Në listën e kuqe përfshihen vendet që regjistrojnë më shumë se 40 infeksione të reja ditore për 100,000 banorë në dy javët e fundit. Bashkë me Shqipërinë në këtë listë sot shteti slloven futi edhe Portugalinë.









