• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbardhet projektvendimi për pakicat kombëtare, ja të drejtat që fitojnë minoritarët vetëm 300 firma

25/06/2020
Zbardhet projektvendimi për pakicat kombëtare, ja të drejtat që fitojnë minoritarët vetëm 300 firma

Argjirolajm.net zbardh projekt vendimin për pakicat kombëtare, i propozuar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në këtë draft theksohet se nëse 20% e një komuniteti përbën pakicë kombëtare, ka të drejtën e gjuhës së vetë.

Kërkesa për njohjen e pakicave, thuhet në projektvendim, depozitohet pranë Komisionit për shqyrtimin e kërkesës për njohjen formale të pakicës kombëtare (në vijim referuar Komisioni), nga një grup shtetasish prej jo më pak se 300 (treqind) persona me zotësi të plotë për të vepruar, që pretendojnë se i përkasin pakicës kombëtare.

Për kërkesën e pakicës, kreu i Bashkisë thërret këshillin dhe është Këshilli Bashkiak ai vendos për gjuhën e pakicës. Po ashtu theksohet se qeveria vendore është e detyruar të punësojë nga pakicat.

Po ashtu, emrat e rrugëve vendosen dhe në gjuhën e pakicës.

KËSHILLI I MINISTRAVE
PROJEKTVENDIM
PËR PËRCAKTIMIN E PËRBËRJES, FUNKSIONEVE DHE PROCEDURËS SË KOMISIONIT PËR SHQYRTIMIN E KËRKESËS PËR NJOHJEN E NJË PAKICE KOMBËTARE

Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të pikës 3, të nenit 4, të ligjit nr. 96/2017 “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave,

VENDOSI:

1. Kërkesa për njohjen e pakicave, depozitohet pranë Komisionit për shqyrtimin e kërkesës për njohjen formale të pakicës kombëtare (në vijim referuar Komisioni), nga një grup shtetasish prej jo më pak se 300 (treqind) persona me zotësi të plotë për të vepruar, që pretendojnë se i përkasin pakicës kombëtare.

2. Komisioni ngrihet me urdhër të Kryeministrit dhe ka këtë përbërje:

a) Zëvendësministri i ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike, kryetar;
b) përfaqësues i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, në ministrinë përgjegjëse për gjendjen civile, anëtar;
c) përfaqësues i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, në ministrinë përgjegjëse për çështjet vendore, anëtar;
d) përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike, përgjegjës për çështjet ligjore, anëtar;
e) përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike, përgjegjës për arkivat, anëtar;
f) përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për mbrojtjen sociale anëtar;
g) përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për punët e jashtme, anëtar;
h) përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore, anëtar;
i) përfaqësues i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, anëtar;
j) përfaqësues i Akademisë së Shkencave, anëtar;
k) përfaqësues i Akademisë së Studimeve Albanalogjike, anëtar;
l) përfaqësues i Institutit të Historisë, anëtar;
m) përfaqësues i Komitetit Shtetëror të Pakicave Kombëtare, anëtar.

3. Përfaqësuesit e institucioneve të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi të jenë të nivelit të lartë drejtues.

4. Komisioni shqyrton kërkesën e paraqitur sipas pikës 1, të këtij vendimi dhe verifikon plotësimin e kritereve ligjore të përcaktuara në pikën 1, të nenit 3 të ligjit nr. 96/2017 “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë” dhe dokumentacionin e paraqitur sipas parashikimeve të neneve 6 dhe 7 të këtij ligji.

5. Për shqyrtimin e kërkesës, Komisioni bashkëpunon me të gjitha institucionet publike në nivel qendror sipas rregullave të përcaktuara në vendimin nr. 867, datë 10.12.2014 të Këshillit të Ministrave “Për procedurat e bashkëpunimit në institucionet e administratës shtetërore”, i ndryshuar.

6. Nëse gjatë shqyrtimit të dokumentacionit, Komisioni konstaton mangësi, i kërkon grupit të shtetasve që ka paraqitur kërkesën apo përfaqësuesit të autorizuar të tyre, plotësimin e dokumentacionit brenda 15 ditëve. Në përfundim të këtij afati, Komisioni mblidhet dhe merr vendim me shumicën e votave të anëtarëve të tij, brenda 30 ditëve.

7. Nëse dokumentacioni vlerësohet pa mangësi Komisioni merr vendim me shumicën e votave të anëtarëve të tij, jo më vonë se 30 ditë nga paraqitja e kërkesës.

8. Vendimi arsyetohet dhe i komunikohet grupit të shtetasve apo përfaqësuesit të autorizuar prej tyre, në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative. Kundër vendimit të Komisionit për refuzimin e kërkesës për njohje të pakicës kombëtare, mund të bëhet ankim pranë gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve administrative.

9. Në rast se pas shqyrtimit të kërkesës dhe dokumentacionit të paraqitur, identifikohet përkatësia e një pakice kombëtare dhe plotësimi i kritereve ligjore, Komisioni vendos pranimin e kërkesës për njohjen e pakicës kombëtare dhe i paraqet Ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike propozimin me relacionin e argumentuar për vijimin e procedurave për njohjen formale të pakicës kombëtare.

10. Ministria përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike, harton projektaktin ligjor për njohjen formale të pakicës kombëtare dhe propozon projektvendimin përkatës pranë Këshillit të Ministrave, brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimit nga Komisioni.

11. Veprimtaria e Komisionit mbështetet nga një Sekretariat Teknik, ngritja, përbërja dhe funksionimi i të cilit përcaktohet me urdhër të Ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike.

12. Ngarkohet ministria përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike, ministritë dhe institucionet e parashikuara në pikën 2, të këtij vendimi, me zbatimin e tij.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA

MINISTRI I BRENDSHËM
SANDËR LLESHAJ

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Dua të jem në Botëror me Brazilin”, Neymar: Premtoj se do të shënoj një gol nëse shkojmë në finale

“Dua të jem në Botëror me Brazilin”, Neymar: Premtoj se do të shënoj një gol nëse shkojmë në finale

21/12/2025
Versttapen dorëzon numrin 1, sezoni i së vërtetës për të dhe Red Bullin

Versttapen dorëzon numrin 1, sezoni i së vërtetës për të dhe Red Bullin

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al