• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në çdo rast, e kemi rrugën bashkë

28/06/2020
Përçahet PD, 9 kandidatë për Këshillin Bashkiak Libohovë të regjistruar me partinë e Astrit Patozit (Emrat)

Nga Astrit Patozi

Kjo është një ftesë e veçantë, që ka parasysh specifikisht ata që mendojnë si ne, se Shqipëria ka nevojë ulëritëse për ndryshimin, i cili mund të vijë vetëm përmes përmbysjes së kryetarokracisë dhe listave të mbyllura, si instrument për të mbajtur në këmbë një regjim politik të përçudnuar.

Shumë të nderuar miq dhe kolegë! Ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër për ta çuar përpara këtë kauzë të bukur, përveçse duke zbritur në fushë. Dhe këtu e kemi fjalën për të gjitha ata që mendojnë se kanë një rol për të luajtur që ky mision të realizohet.

Bindja Demokratike është e hapur të bashkëpunojë dhe të bashkëveprojë me çdo zë publik, që është afishuar për ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri, që nis me një reformë të qenësishme elektorale, por nuk është kurrësesi dakord me marrëveshjen e pistë të Këshillit Politik, e cila vetëm reformë nuk mund të quhet.

Duke ftuar secilin prej jush të na bashkohet, ne njëkohësisht mirëkuptojmë çdo individ apo fluks të caktuar shoqëror, që për arsye subjektive apo objektive nuk e gjen veten brenda forcës sonë politike dhe programit të saj.

Kjo për ne nuk përbën asnjë problem, sepse jemi të bindur që në të gjitha rastet, rrugët tona do të bashkohen prapë. Mjafton që ata, të cilët nuk janë dakord me statuskuonë e shëmtuar, ku tre apo katër persona kanë marrë peng gjithë Shqipërinë, të organizohen dhe të strukturohen sipas dëshirës dhe interesave të veta politike dhe të bëhen gati për zgjedhje.

Ne mirëpresim çdo formacion të ri politik, i cili mund të jetë parti, lëvizje, listë, koalicion apo aleancë para ose paszgjedhore, që ka në themel kauzën e ndryshimit të Shqipërisë përmes carjes së rrethimit të këtij sistemi të kalbur politik. Ne i konsiderojmë të gjithë ata persona apo formacione politike si aleatët tanë natyralë, sepse kauzën dhe qëllimin e kemi të përbashkët.

Natyrisht, ne jemi të ndërgjegjshëm për vështirësitë e shumta që ekzistojnë në kornizën ligjore ekzistuese dhe në terren për forcat e reja politike në Shqipëqri, për shkak të vullnetit diabolik të dy aktorëve kryesore për t’i vënë drynin portës së ndryshimit. Por kjo nuk duhet të na dekurajojë dhe të na bëjë të humbasim shpresën, sepse sot që po flasim, sipas stë gjitha sondazheve, kauza jonë është mazhoramcë kushtetuese.

Ne mendojmë se nuk ka asnjë forcë mbi tokë që ta frenojë dëshirën e gjithëpranuar të shqiptarëve për ndryshim, e cila do të derdhet fuqishëm në këto zgjedhje. Por ne nuk mund të presim që kundërshtarët e ndryshimit të na dhurojnë gjë në këtë betejë, sepse kjo është një gjë që nuk ka për të ndodhur.

Ndaj nuk duhet të kemi asnjë hezitim, edhe në rastin më të keq, sikur dakordësimi i deritanishëm Rama-Basha të mbetet në fuqi deri në fund, pra, që praktisht gjithçka të mbetet si më parë.

Ata e kanë të pamundur të na skualifikojnë, edhe pse të gjithë qëllimin final të pazarit e kanë pasur për të ruajtur duart e tyre ndotura nga vjedhja e votave në kaq shumë palë zgjedhje brenda në kutitë e votimit.

Jemi të bindur se bashkë do t’ia dalim t’u imponohemi atyre, mjafton që të jemi të vendosur dhe të përgatitur që tani për ta treguar forcën dhe peshën tonë në zgjedhjet e ardhshme, prej nga do të nisë ndyshimi.

Related Posts

Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja
Blog

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026
“Ksamili”, një vrasje që dëshmon kriminalizimin e shoqërisë, ekonomisë dhe shtetit
Blog

“Ksamili”, një vrasje që dëshmon kriminalizimin e shoqërisë, ekonomisë dhe shtetit

18/08/2026
Bullizimi nuk fillon, as mbaron, në oborrin e shkollës
Blog

Bullizimi nuk fillon, as mbaron, në oborrin e shkollës

11/08/2026
Letër Zegjinesë dhe fermerit të rrushit të Zegjinesë
Blog

Letër Zegjinesë dhe fermerit të rrushit të Zegjinesë

07/08/2026
Valë protestash kundër ndarjes së re territoriale, PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive
Blog

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë dhe s’kanë asnjë interes përveçse xhepit të tyre

03/08/2026
Reforma pa vizion nuk sjell zhvillim, por harresë
Blog

Reforma pa vizion nuk sjell zhvillim, por harresë

31/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ipswich e nxjerr në treg, Championship “thërret” Anis Mehmetin – Balkanweb.com – News24

Ipswich e nxjerr në treg, Championship “thërret” Anis Mehmetin – Balkanweb.com – News24

25/08/2026
Yildiz “frikëson” Juven, turku dëmtohet, ndryshon strategjia e merkatos?

Yildiz “frikëson” Juven, turku dëmtohet, ndryshon strategjia e merkatos?

25/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al