Edhe pse në karantinë, një lokali në Gjirokastër i ka ardhur fatura e energjisë elektrike shumë e lartë për muajt mars, prill dhe maj 2020. Në total detyrimi i tij shkon në rreth 230 mijë lekë të vjetra, vlerë kjo e pajustifikuar në kushtet kur lokali s’ka ushtruar aktivitet për shkak të masave kufizuese të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë. Subjekti e ka ankimuar faturën tek OSHEE për ta shqyrtuar rastin dhe për të zbuluar gabimin që ka ndodhur.
©argjiroja.net