• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia e pazakontë në Roskovec/ Ngatërrohen arkivolet, në vend të një gruaja varroset një burrë

30/06/2020
Historia e pazakontë në Roskovec/ Ngatërrohen arkivolet, në vend të një gruaja varroset një burrë

Mund të konsiderohet një skandal në qytetin e Roskovecit, ku në vend të një gruaje, është varrosur një burrë. Fëmijët e të ndjerës kërkuan ndihmën e emisionit investigativ për të zbuluar ngjarjet që ndodhën në datën 15 maj 2020, pasi në këtë datë dy të rinjtë e kishin të pamundur të udhëtonin në Shqipëri, pasi kufijtë ishin mbyllur.vaRRREA

Dhe, brenda pak ditëve, Fiksi zbuloi skandalin, ku arkivoli i të ndjerës ishte ngatërruar me një shqiptar nga Kosova. Trupat e pajetë kishin mbërritur paraditen e datës 15 maj në Portin e Durrësit dhe më pas, agjencia e funeralit, kishte filluar shpërndarjen e kufomave.

Pikërisht këtu mendohet se ka ndodhur edhe ngatërrimi i trupave pa jetë. Agjencia funerale ka dërguar në Roskovec një shtetas kosovar që edhe ai kishte ndërruar jetë në Gjermani. Trupi ka shkuar direkt në varreza, pasi agjencia kishte urdhër që të mos hapej arkivoli. Të afërmit kryen të gjitha ritet mortore, duke ditur se në arkëmortë ishte e afërmja e tyre. Pas ceremonisë, të afërmit bënë drekën e vakisë dhe më pas shkuan në shtëpitë e tyre.

Por, një telefonatë, ka vënë në alarm një pjesë të të afërmeve. Fiksi zbuloi se personi që ka organizuar ceremoninë mortore ishte një i afërm i familjes Braho në Roskovec. Ai ka biseduar me agjencinë e funeralit dhe ka mësuar se trupi që ishte varrosur në Roskovec ishte i një burri. Sipas disa bisedave të tij me vëllain dhe djalin e të ndjerës, ai i thotë se gabimin “e kapi dogana skaneri, s’e kapi individi”. Mësohet se në momentin që automjeti i funeralit ishte nisur në Kosovë, arkivoli kishte kaluar në skaner dhe aty ishte zbuluar se në vend të një burri, në Kosovë po shkonte gruaja nga Roskoveci.

Dy fëmijët dyshojnë ende se në varr nuk është nëna e tyre. “Mund të ketë edhe gurë. Kërkojmë të vërtetën. Vetëm kaq” thonë ata.

Pas ankesës, vëllai dhe djali i të ndjerës shkojnë në varrezat e Roskovecit, ku një roje i thotë se “tani çdo gjë është në rregull, nuk u vonua më tepër nga gjysëm ore, një orë. U ndodhi ju ajo, edhe çupa jonë të ishte, janë gabim njerëzore”. Më tej thotë se ngjarjen e kishte mësuar edhe inspektori i zonës. “Ne përderisa gjërat i bëjmë me tjetër njeri këtu, tani ne i mbyllim gjërat këtej” i thotë ai, duke shtuar se “e kishte marrë vesh inspektori i zonës tani më mbrapa, por deri sa ne e kemi, që mos ti turpërojmë njerëzit, ti mbyllim vetë gjërat këtu shpejt e shpejt, nuk është se tani… Të ishte me rregulla policie s’të linte fare, do ishim të tërë brenda. Po është një gjë që ne i mbyllëm gjërat. Janë gabim njerëzore, s’është se ne bëmë ndonjë mëkat. Mëkati jonë është që ne ta linim çupën të ikte tutje. Çupa ka ardhur për tre orë këtu”.

Punonjësi i varrezave tha se “me e nxjerr kollaj s’e nxjerr dot se janë ca rregulla, do vesh në polici do firmosësh. Edhe një varr ta thyesh aty, të bësh zhvarrimin, nuk ka më lidhje si më para që vinte i zoti i shtëpisë dhe e hiqtë. S’të lë më njeri, janë ca rregulla”.

Fiks Fare shkoi edhe në Drejtorinë e Funeralit në Bashkinë e Roskovecit, ku përgjegjësi tha se ka pasur vetëm një gabim, pasi punonjësit e varrezave e kishin shkruar se ceremonia ishte bërë në datën 10 maj dhe jo në 15 maj. “Për pretendimin e zhvarrimit, që thanë familjarët, ne nuk kemi informacion. Po flas për zhvarrimet e tjera që bëhen në kushtet normale, kur është raporti mjeko-ligjor, kur është vendimi nga prokuroria ose nga gjykata. Unë nuk kam dijeni, përgjegjësi që është caktuar për këtë gjë nuk ka dijeni. Për pjesën e datës, i bëra verifikimet e mia, nxora edhe problemin ku ishte bërë gabimi, personat që kishin përgjegjësi morën masat e tyre ndëshkuese, dhe u bë verifikimi i saktë i datës” tha ai.

Fiksi u interesua edhe në agjencinë funerale në Roskovec, e cila kishte bërë vetëm procedurat në varreza dhe jo të transportit. Ata thanë se brenda varrezave merren punonjësit e Bashkisë së Roskovecit.

/Top Channel/

Related Posts

Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë
Kryesore

Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë

20/09/2026
Raporti sekret për Ramiz Alinë në vitin 1990: Rite fetare e kryqe në Himarë e Dhërmi, turistët dyshohen si agjentë grekë!
Kryesore

Raporti sekret për Ramiz Alinë në vitin 1990: Rite fetare e kryqe në Himarë e Dhërmi, turistët dyshohen si agjentë grekë!

20/09/2026
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë
Lajme

35- vjeçari bie nga pema, pëson fraktura të shumta

20/09/2026
Polemikat për manekinin e Çerçiz Topullit në Gjirokastër, dorëheqje dhe reagime
Kryesore

Polemikat për manekinin e Çerçiz Topullit në Gjirokastër, dorëheqje dhe reagime

20/09/2026
Hyn në fuqi manuali i ri, ja çfarë ndryshon në zhdoganimin e makinave
Kryesore

Hyn në fuqi manuali i ri, ja çfarë ndryshon në zhdoganimin e makinave

20/09/2026
Turistët dynden drejt Shqipërisë, mbi 1.5 milionë të huaj deri në mars
Kryesore

Vera 2026 rriti numrin e turistëve, por shtoi pikëpyetjet

20/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Telashe për Presidentin e PSG, nis hetimi në Francë për konflikt interesi

Telashe për Presidentin e PSG, nis hetimi në Francë për konflikt interesi

20/09/2026
Bundesliga/ Dortmund kalon edhe Stuttgart, verdhezinjtë e Kovac kryesojnë të vetëm renditjen

Bundesliga/ Dortmund kalon edhe Stuttgart, verdhezinjtë e Kovac kryesojnë të vetëm renditjen

20/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al