Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Pranë kthesës së Viroit ka dalë nga rruga një automjet tip “Renault” me targa Tirana. Fatmirësisht ka vetëm të lënduar lehtë dhe dëme materiale. Shkaqet e aksidentit nuk dihen, por dyshohet se shoferi humbi kontrollin për shkak të terrenit të lagësht nga reshjet e shiut.
©argjiroja.net