Gjirokastra vijon të tërheqë vëmendjen e medias. Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka mbërritur sot në qytet bashkë me stafin e emisionit të tij “Opinion” për të realizuar një reportazh për qytetin e gurtë. Itinerari do të jetë në disa vende të qytetit, shtëpi muze, pazari historik, kalaja etj. Pjesë e misionit do të jetë edhe kryebashkiaku Flamur Golemi. Disa ditë më parë realizoi një emision promovues për Gjirokastrën edhe gazetarja Rudina Xhunga në News 24.
©argjiroja.net