• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Drama e familjes nga Përmeti/ Flasin mësueset e vajzave: Ishin të qeta dhe jo shumë të hedhura në shoqëri

07/07/2020
Drama e familjes nga Përmeti/ Flasin mësueset e vajzave: Ishin të qeta dhe jo shumë të hedhura në shoqëri

Tirana dhe e gjithë Shqipëria u trondit disa ditë më parë nga vdekja e një nënë dhe e bijës së saj, saktësisht Zhaneta dhe Anisa Josifi. Gratë zgjodhën që të vetëflijoheshin me shpresën që do të ringjalleshin sërish. Anisa raportohet se kishte 15 muaj që kishte vdekur, më 29 mars 2019, ndërsa e ëma Zhaneta, sipas dëshmisë së vajzës së mbijetuar, Blertës, kishte humbur jetën më 2 korrik. Në banesën e tyre u gjetën disa ditarë me përmbajte fetare.

Sakaq, me anë të një interviste për emisionin “Shqipëria Live”, mësueset e Anisës dhe Blertës, në kohën kur ato kanë jetuar në Përmet, dhanë detaje të reja nga vajzat. Sipas tyre, Anisa dhe Blerta ishin vajza mjaft të qeta, të përkushtuara ndaj mësimeve. Babai i vajzave, një ish-mësues me profesion, ishte një person mjaft i respektuar në qytetin e Përmetit, një gjë e tillë thuhet dhe për të ëmën e vajzave, Zhanetën. Mësueset thanë se gjatë kohës që vajzat kanë studiuar në shkollat ku ato punojnë, nuk kanë shfaqur interesin ndaj ndonjë sekti fetar.

“I njoh që të dyja vajzat, Blerta ka mbaruar në 2005-ën, i mbaroi të katërta vitet këtu te ne. Ndërsa Anisa ka mbaruar vetëm 2 vite dhe prej andej është larguar për në Tiranë. Jam tronditur shumë, kam kaluar në gjendje shoku. Kisha shumë respekt për të ëmën e vajzave dhe për vetë vajzat, për vetë familjen nga rridhte, ishin vajza shumë të mira. E ëma shiste në treg, kisha kontakt me të, thjesht si qytetare. Njihja babanë e tyre, sepse ishte pak a shumë moshatar me mua. Ka qenë njeri i respektuar dhe i nderuar në qytetin tonë. Jo nuk ka punuar, sepse ai kishte vite që kishte pësuar trombozën në krahë dhe nga kjo ai ka përjetuar traumë si person”, u shpreh mësuese Luljeta.

Edhe mësuese Elona, i kujton kështu vajzat e familjes Josifi:

“Po mesa mbaj mend, sepse të dyja vajzat i kam fytyra të njohura, për Anisën e kam pasur nxënëse. Ajo që mbaj mend është vajza të sjellshme, të rregullta, shembullore të qeta, vajza korrekte dhe me dëshirë për të mësuar. Nuk e kam ditur këtë pjesën e sektet fetare. Ishin korrekte si fëmijët e tjerë. Ishin vajza të qeta dhe jo shumë të hedhura në shoqëri, jo që të qeshnin e të luanin shumë si të gjithë të tjerët”, tha mësuese Elona.

Related Posts

Berisha: Zëri ynë tronditi në themel regjimin. Më 10 shkurt, sovrani për zvergu do u kapë
Kryesore

Berisha: Zëri ynë tronditi në themel regjimin. Më 10 shkurt, sovrani për zvergu do u kapë

02/02/2026
Reforma territoriale/ Si do të ndahet Shqipëria
Kryesore

Reforma territoriale/ Si do të ndahet Shqipëria

02/02/2026
Kërkohej për vjedhje banesash, shihni si e arreston policia të riun nga Saranda (VIDEO)
Kryesore

Kërkohej për vjedhje banesash, shihni si e arreston policia të riun nga Saranda (VIDEO)

02/02/2026
PD përgënjeshtron lajmin për dorëheqjen e Bujar Leskajt: Shpifje e Edi Ramës!
Kryesore

Bujar Leskaj kundër Berishës për bojkotimin e reformës territoriale: Do t’i jepnim mundësi Ramës ta deformojë më shumë

02/02/2026
Gazetarja Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në Kryeministri
Kryesore

Gazetarja Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në Kryeministri

02/02/2026
Hapen dyert e burgjeve, rreth 600 vetë përfitojnë nga amnistia për festat e fundvitit
Kryesore

Amnistia shkon në qeveri, përfitojnë 10 mijë persona, 338 lirohen nga burgu

30/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trashëgimi e pavdekshme, polemika pa fund: Michael Jackson sërish në fokus me dokumentarin e ri

Trashëgimi e pavdekshme, polemika pa fund: Michael Jackson sërish në fokus me dokumentarin e ri

02/02/2026
Zyrtare/ Transferimi i bujshëm i merkatos, Benzema bashkohet me rivalët e Al Ittihad

Zyrtare/ Transferimi i bujshëm i merkatos, Benzema bashkohet me rivalët e Al Ittihad

02/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al