• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryebashkiaku i Sarandës ‘harron’ Covid, shtrëngon duart me ambasadoren e SHBA (FOTO)

08/07/2020
Kryebashkiaku i Sarandës ‘harron’ Covid, shtrëngon duart me ambasadoren e SHBA (FOTO)

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, gjatë vizitës së saj në Sarandë është pritur nga kryebashkiaku Adrian Gurma. Gurma ka zbuluar detajet e takimit me ambasadoren Kim, të cilën e njohu me profilin e qytetit dhe të aseteve të tij, të natyrës turistike, arkeologjike, historike e natyrore, të Sarandës 3D të Diell-Det e Dashuri. Por ajo që bie në sy gjatë fotove të shpërndara prej kryebashkiakut, është fakti ai ka shtrënguar dorën me ambasadoren e SHBA, duke mosrespektuar në këtë mënyrë distancimin social.

“Sot kisha kënaqësinë të mikprisja Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zonjën Yuri Kim, me të cilën patëm një bisedë të ngrohtë dhe miqësore.

I bëra një panoramë të profilit të qytetit dhe të aseteve të tij, të natyrës turistike, arkeologjike, historike e natyrore, të Sarandës 3D të Diell-Det e Dashuri, të Sarandës së 300 ditëve me diell në vit dhe të 300 orëve të tilla në muaj.

Duke u ndalur në situatën jo të zakontë të krijuar nga pandemia, e informova, se ky faktor ka frenuar turizmin, porse jemi shpresëplotë që cdo gjë do të ecë drejt normalitetit, situatën e vështirë ta tejkalojmë dhe turizmi të fillojë, shtuar këtu të gjitha masat e marra, për të qenë më konkurues në tregun e turizmit, duke bërë përmirësimet e nevojshme në infrastrukturë, në rritjen e sigurisë publike dhe të cilësisë në shërbim”, shprehet Gurma. Në vijim Gurma thekson se Ambasadorja Kim shprehu vlersimin e saj për Sarandën, e cila premtoi se do rikthehet sërish në këtë qytet.

“E mrekulluar me qytetin qysh në ardhjen e saj të parë në Sarandë, Ambasadorja Kim, theksoi se “Kjo është vizita e parë ndër të shumtat në vijim” duke premtuar se do të kthehet shpesh.

Këtë impresion ajo e konfirmoi duke u shprehur, se sa me në jug shkoj, aq më bukuri gjej, duke theksuar që Saranda është më e bukura në jug dhe se qyteti ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, çka besoj se do ta konfirmoj edhe në vizitën në Butrint.

Befasinë e ndjerë në natyrën dhe resurset e Sarandës, Ambasadorja Kim e shprehu edhe në shënimin e lënë në Librin e Impresioneve në Bashki”, shkruan Gurma.

Related Posts

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar
Kryesore

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

18/05/2026
Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dy ndeshje për shpëtim, Vllaznia luan gjithçka para pushimit dimëror

“Janë rrahur në ekip”, akuza e ish-futbollistit të Vllaznisë për situatën e kuqebluve: Ka përçarje se vetëm dy vetë marrin rroga

18/05/2026
Dy ndeshje për shpëtim, Vllaznia luan gjithçka para pushimit dimëror

“Janë rrahur në ekip”, akuza e ish-futbollistit të Vllaznisë për situatën e kuqebluve: Ka përçarje se vetëm dy vetë marrin rroga

18/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al