Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se janë konfirmuar pozitiv për koronavirus 3 rastet të reja në qytetin e Përmetit. Mësohet se ata janë djali dhe babai i arkëtares së OSHEE, e konfirmuar për covid-19 tre ditë më parë. Ndërkohë është konfirmuar pozitiv për virusin e ri edhe një tjetër arkëtare punonjëse e OSHEE së këtij qyteti. Ditën e sotme u konfirmuan 82 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve. Deri më tani në vendin tonë 83 persona kanë humbur betejën me koronavirusin, ndërsa 3188 janë të infektuar.