• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një 30 Qershor i dytë për Gjirokastrën

09/07/2020
Rektori i Gjirokastrës: Studentët tanë nuk protestojnë sepse s’e kanë paguar ende tarifën për provimet e mbartura (VIDEO)

Më 30 korrik do të mbahen zgjedhjet për drejtuesit e rinj në universitetet publike të vendit. 20 ditë larg kësaj date në Gjirokastër s’ka ende asnjë lajm, asnjë surprizë, asnjë shpresë për ndryshim të situatës në Universitetin “Eqrem Çabej”. 30 korriku për këtë universitet e mbase për të tjerë në vend do të jetë thjesht një 30 qershor i dytë si ai i zgjedhjeve lokale. Bektash Mema, rektori aktual i universitetit me gjasë do të rikandidojë sërish. I vetëm në garë ai po shkon në heshtje drejt mandatit të dytë si rektor, për të dalë në pension prej atij posti që nuk e përdori kurrë në shërbim të reformimit të universitetit. Mandati i parë i tij ishte një ‹‹ Déjà vu ›› e paraardhësve në atë detyrë, që s’kanë dashur kurrë ta reformojnë universitetin, por thjesht të ruajnë statuskuonë, të mbajën ofiqet dhe të ndajnë pazaret me njëri-tjetrin. Këto zgjedhje janë një shans tjetër i humbur për Universitetin “Eqrem Çabej”.

Për fat të keq askush nga trupa akademike në atë universitet s’e gjeti guximin e nuk pati as kurajo qytetare e akademike të dalë e ta sfidojë këtë gjendje të nderë në universitet. Edhe sikur t’i mbetej qejfi Gëzim Salës, punë e madhe fort, të paktën dikush le të humbiste me nder përballë Bektash Memës dhe Gjirokastrës t’i kishit kursyer një 30 qershor të dytë. Në universitet mbizotëron prej vitesh një konsensus kriminal për të ruajtur konjukturat në kurriz të universitetit. Prandaj institucioni akademik më i rëndësishëm në jug të vendit lëngon këtu e vite me radhë dhe rrezikon të katandiset në një shkollë profesionale. Një këshillë për studentët, të enjten e 30 korrikut shkoni në plazh.

Refuzoni me përbuzje të merrni pjesë në zgjedhjet banale që nuk sjellin asnjë të mirë për universitetin, thjesht i rinovojnë kontratën rektorit aktual derisa ai të mbushë moshën e pensionit dhe sigurojnë vazhdimësinë për pjesën tjetër nëpër dekanate e departamente. Ky 30 qershor i dytë për Gjirokastrën është ai që vërtet i rëndon më tepër qytetit, i cili sheh dita ditës se si degradoi universiteti me emrin e gjuhëtarit të madh Eqrem Çabej dhe askush s’pati kurajon të ngrihej mbi pazaret, tenderat, korrupsionin e nepotizmin e frikshëm, për të bërë të mundur rithemelimin dhe reformimin e këtij institucioni akademik.

©argjiroja.net 

Related Posts

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026
Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë
Kryesore

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

24/08/2026
Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)
Kryesore

Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)

24/08/2026
6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët
Kryesore

6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët

24/08/2026
Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!
Kryesore

Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor

VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor

24/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al