• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kanibalizëm mediatik

10/07/2020
Kanibalizëm mediatik

Nga Bledi Lumani

Mediet në Shqipëri, kur bëhet fjalë për vrasje e krime, apo për ngjarje të tmerrshme si ajo e Kombinatit, seç kanë një zell të habitshëm për të publikuar me detaje çdo gjë, pa e kaluar fare në filtër dhe pa i bërë pyetje vetes, kujt i shërben kjo.

Është kthyer në një garë të ethshme, kush publikon sa më shumë detaje, foto, video, dëshmi, qarje e ulërima familjarësh, pa pasur pikën e dhembshurisë se mund të lëndojnë njerëz.

Me rastin e Kombinatit, është kaluar çdo masë.

Në marrëzinë dhe çmendurinë e publikimit të detajeve “ekskluzive”, të enjten, shtatë ditë pas zbulimit të ngjarjes shokuese, ndërsa njerëzit ndodheshin para tavolinës për të ngrënë darkë, kanë arritur deri aty, sa të nxjerrin pamjet e Anisës së shtrirë në krevat, ndërsa dergjej e pajetë prej muajsh.

Jo vetëm kaq, por me një qetësi olimpike dhe pa pikën e ndjeshmërisë njerëzore, dhe injorancë profesionle, natyrisht, gazetarët shpjegonin si ishte vendosur trupi, drejt apo anash, se poshtë kokës kishte jastëk (a thua se do i kishin vënë gurë), se kishte edhe tri jastëkë të tjerë në dhomë, po që s’kishin lidhje me viktimën, se në krah kishte një karrige, po kishte edhe një leckë me uthull e një pjatë, dhe detaje të tjera të këtij lloji, që nuk përbëjnë asnjë interes për atë që ka ndodhur dhe as ndihmojnë për zbardhjen e tragjedisë, dhe nuk kuptohet pse duhen publikuar.

Për të mos folur pastaj, që një gazetare lexonte edhe një ditar, që thoshte se i përkiste Anisës dhe Blertës, gjë që së pari shkel privatësinë e tyre, pasi ditari është personal, dhe së dyti, është edhe shkelje ligjore, pasi kemi të bëjmë me një çështje në hetim dhe ditari është provë për prokurorët, jo për t’u lexuar si roman kujtimesh nëpër panele televizive. Dhe nëse ditari është vërtet i vajzave, ai që ua ka dhënë gazetarëve, duhet të ndiqet penalisht, pasi ka nxjerrë në publik prova të një hetimi.

Ajo që ka ndodhur me Anisën, Blertën dhe mamanë e tyre është një nga ato ngjarje që e tejkalon çdo logjikë njerëzore, dhe për këtë arsye, duhet të ketë një vetëpërmbajtje së pari njerëzore, e pastaj profesionale, sepse jo çdo gjë që publikohet është e dobishme dhe me interes për ngjarjen në fjalë.

Se fjala vjen, kujt i duhet publikimi i fotove e videove të viktimave shtrirë në krevat, me një mballomë të shkruar sipër, si ekskluzive!

Nuk përbën as lajm, as interes, as dhe ndihmon në zbardhjen e asaj që ka ndodhur. Thjesht trazon edhe më shumë plagët e të afërmve dhe atyre që i kanë njohur viktimat. Nëse nuk keni respekt e dhembshuri për ta, të paktën kini respekt për veten dhe profesionin!/ TemA

Related Posts

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës
Blog

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

21/06/2026
SPAK nis hetimet për “Zvërnecin”
Blog

Zvërneci – investimi që pritet të ndryshojë historinë e turizmit shqiptar

20/06/2026
Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!
Blog

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!

17/06/2026
10 mëkatet e mëdha të protestës
Blog

10 mëkatet e mëdha të protestës

15/06/2026
Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja
Blog

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

14/06/2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?
Blog

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

13/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

21/06/2026
Aksidenti me 4 të vdekur në Tepelenë, reagon Taulant Balla

‘Rinia e Epirit të Veriut’ : Regjimi i Ramës kolapsoi! Reagon Balla: Qeverinë e Shqipërisë e vendosin vetëm shqiptarët

21/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al