• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Edhe Berishën s’e mban vendi për bypassin e Tepelenës: Rama dhe Peçi festuan për një segment që ka përfunduar 7 vite më parë

13/07/2020
Edhe Berishën s’e mban vendi për bypassin e Tepelenës: Rama dhe Peçi festuan për një segment që ka përfunduar 7 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas fotos së publikuar në media, ku kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi, shihen duke drekuar pas hapjes së bypass-it të Tepelenës. Berisha nxjerr zbuluar Ramën, për të cilin thotë se ka vjedhur 22.8 milionë Euro dhe zbulon atë që ai e quan të vërtetën e fshehur.

Sipas Berishës, segmenti i rrugës që na është servirur, nuk është baypass por është fiks në trajektoren e rrugës së mëparshme.

“Një gënjeshtër me bisht dhe vjedhje taze e Edvin Hajdutit prej 22.8 milionë Euro!!!! Sot Edvin Hajduti vizitoi baypass-in e Tepelenës! Cila është e vërteta.

1-Segmenti i rrugës që serviret duke mashtruar si baypass nuk është baypass por është fiks në trajektoren e rrugës së mëparshme.
2-ky segment është prokuruar si segment i rrugës Levan – Tepelenë që në vitin 2009
3-Traseja e tij përfshi këtu zgjerimin edhe me soleta mbi Vjosë të një pjese të tij të shkurtër ka përfunduar para zgjedhjeve të vitit 2013 dhe këtë e dinë qindra e mijëra udhëtare që kanë bërë rrugën Levan – Tepelenë para dhe pas qershorit të vitit 2013. Kjo është një pafytyrësi por kur nuk ke fytyrë si puna e Edvin Hajdutit e fyen pafytyrësinë ta quash të tillë.
4-Por ajo u përfundua plotësisht vetëm 7 vjet më vonë dhe vetëm e vetëm për të vjedhur 22,8 milionë euro në një kohë që ajo duhet të përfundonte brenda shumës së prokuruar të rrugës Levan – Tepelenë”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Ish-kryetari i demokratëve pretendon se Rama dhe Peçi festuan për një segment që ka përfunduar 7 që në qershor të vitit 2013.

“Kjo është një vjedhje dhe një gënjeshtër e neveritshme. Në foto keni Edvin Hajdutin dhe Tërmet Peçin që festojnë përfundimin pas 7 vitesh të një segmenti rrugë 2,3 km me trase plotësisht të përfunduar para qershorit të vitit 2013.

Ps: Me këtë rast i them Edvin Hajdutit se projekti i Baypass-it të Tepelenës ekziston dhe sipas atij projekti rruga kalonte me urë në anën tjetër të Vjosës dhe rikthehej në aksin e rrugës Tepelenë – Memaliaj. Projekti nuk u zbatua sepse autoritetet e Tepelenës kundërshtuan me të drejtë pasi e dëmtonte ekonomikisht qytetin e Tepelenës”, nënvizon Berisha.

Related Posts

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit
Kryesore

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

23/08/2026
Kryesore

“Njoftim i Kuq” nga Interpol, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për mashtrim

23/08/2026
“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve
Kryesore

“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve

23/08/2026
‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata
Kryesore

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata

23/08/2026
23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë
Kryesore

23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

22/08/2026
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Kryesore

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares

VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares

23/08/2026
Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares

Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al