• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kërcejnë sërish shifrat, 102 raste të reja me Covid në Shqipëri

18/07/2020
Ndërron jetë një tjetër person nga Covid në Shqipëri

4 viktima të tjera janë shënuar në vend nga covid-19. Një 43 vjeçar nga Kamza, pa sëmundje të tjera, i intubuar dhe në gjendje të rëndë prej disa ditësh nuk ka mundur të mbijetojë megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. E kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm edhe një 60 vjeçar nga Shkodra, një 64 vjeçar nga Durrësi në Spitalin Infektiv dhe një 61 vjeçar nga Tirana në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Po ashtu nga 501 testime, 102 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 67 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, nga 2 raste në Berat, Kavajë, Peqin, nga 1 rast në Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë.

Dr Gentiana Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke ju kujtuar që në fillim të këtij komunikimi detyrimin për vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID19. I drejtohemi çdo qytetari, të vendosë maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, përdorimi i maskave/barrierave mbrojtëse është detyrim për çdo individ.
Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Nje 43 vjeçar nga Kamza, pa semundje të tjera, i intubuar dhe në gjendje të rëndë prej disa ditësh nuk ka mundur të mbijetojë megjithe perpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. E kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm edhe një 60 vjeçar nga Shkodra, një 64 vjeçar nga Durrësi në Spitalin Infektiv dhe një 61 vjeçar nga Tirana në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet dhe situata paraqitet serioze. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin
“Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë, 14 në terapi intensive dhe 1 i intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 102 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 67 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, nga 2 raste në Berat, Kavajë, Peqin, nga 1 rast në Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 50 qytetarë, duke e çuar në 2264 numrin e të shëruarve nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.
Rikujtojmë qytetarët se:

Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme.

Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit.
Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës.
Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ, me masë administrative në shumën 2 mijë lekë të reja për çdo qytetar.
Ministria e Shëndetësisë ju bën thirrje të respektoni vetëizolimin kur jeni të prekur nga COVID19.
Edhe në rast se dyshoni se jeni i prekur apo keni patur kontakte me persona të prekur, duhet te izoloheni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.

COVID-19 – Statistika (18 Korrik 2020)
Testime totale 35107
Raste pozitive 4008
Raste të shëruara 2264
Raste Aktive 1631
Humbje jete 111 (Qarku Tiranë 57, Shkodër 18, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 774
Durrës 207
Shkodër 193
Vlorë 102
Lezhë 85
Kukës 50
Korçë 53
Berat 38
Elbasan 46
Fier 38
Gjirokastër 21
Dibër 24

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al