• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Studimi/Ja çfarë duhet të bëni për të qënë të lumtur

24/07/2020
Studimi/ Ja çfarë duhet të bëni për shëndetin mendor gjatë pandemisë

Të jesh i lumtur është thelbësore për një jetë të përmbushur. Një studim i fundit ka treguar se të jesh i lumtur zvogëlon mjerimin më shumë sesa të kesh më shumë para. Kjo për faktin se kur jemi të lumtur jemi më produktivë në të gjitha fushat e jetës, në punë, në shkollë, në familje, me marrëdhënie, madje ato intime përmirësohen në mënyrë cilësore dhe sasiore.

Për të qenë të lumtur, së pari duhet të filloni nga një supozim: e qeshura është gjendje shpirtërore dhe ajo që ju bën të bëni ndryshime. Shkenca dhe studimet e kryera mbi metodat e përdorura për të rritur lumturinë, shërbejnë për të nxjerrë në pah faktorët që ndikojnë në lumturi: duke i bërë të tjerët të lumtur, duke bërë përvoja të reja, duke listuar gjërat që na bëjnë të lumtur dhe shumë më tepër…

Si mund të jesh i lumtur? A ka ndonjë udhëzim për lumturinë? Po, për autorët e studimeve shkencore ekziston një metodë për të qenë të lumtur. Këtu është lista e përpiluar nga Business Insider, mbi metodat e ndryshme për të qenë të lumtur:

Gëzohuni paraprakisht
Të mendosh për diçka që do të të bëjë të lumtur, do të dyfishojë lumturinë. Eksperimenti që demonstroi këtë teori ishte shumë i thjeshtë dhe ju mund ta bëni vetë dhe ta provoni atë në lëkurën tuaj. Shkencëtarët thjesht ofruan një darkë falas në një restorant prestigjioz për disa vullnetarë, të cilët vetëm duhej të vendosnin nëse do të shkonin në darkë menjëherë ose ta rezervonin atë më vonë. Shumë nga ata që kishin zgjedhur të shtyjnë datën e darkës, treguan se kishin shijuar këtë ofertë dhe menunë e shijshme më shumë sesa ata që shkuan menjëherë në restorant.

Bëni një listë të gjërave që ju bëjnë të lumtur
Ne thamë se lumturia është subjektive dhe ajo që na bën të lumtur ndryshon nga njëri person në tjetrin. Ajo që duhet të bëni është të shkruani atë që ju bën të lumtur. Ndonjëherë harrojmë gëzimet e jetës. Kur ndiejmë lumturi, duhet ta shkruajmë arsyen në një fletore. Filloni menjëherë duke bërë një listë të tre gjërave pozitive që ju kanë ndodhur ditët e fundit dhe që ju kanë bërë të lumtur. Është një metodë e përdorur shpesh në psikologji dhe e shpjeguar nga studiuesi Martin Seligman i Universitetit të Pensilvanias. Të mendosh dhe të shkruash gjëra të bukura dhe pozitive është e dobishme për të larguar idetë e errëta, për t’i vendosur gjërat në perspektivë dhe të mendosh që ditët tona nuk janë aq të këqija dhe na japin disa kënaqësi.

Të kesh shumë miq
Ju ndoshta e keni kuptuar tashmë, vetmia ju bën të pakënaqur. Këtë e pohuan studiuesit nga Universiteti i Nottingham. Sipas studimit, të rriturit që kishin të paktën 10 shokë ishin më të lumtur dhe më të kënaqur me jetën e tyre sesa ata që kishin më pak. Pra, një nga shenjat e lumturisë është të kultivosh ndërveprime sociale.

Related Posts

Zbulim i pazakontë në thellësitë e Atlantikut, shkencëtarët gjejnë…
Lifestyle

Zbulim i pazakontë në thellësitë e Atlantikut, shkencëtarët gjejnë…

15/07/2026
“Facebook” dhe “Instagram” shënjestër e BE, Brukseli kërkon ndryshime: Janë projektuar për të krijuar varësi te përdoruesit
Lifestyle

“Facebook” dhe “Instagram” shënjestër e BE, Brukseli kërkon ndryshime: Janë projektuar për të krijuar varësi te përdoruesit

10/07/2026
E gjeti me detektor metalesh duke menduar se ishte ar, por zbuloi një thesar 4.6 miliardë-vjeçar
Lifestyle

E gjeti me detektor metalesh duke menduar se ishte ar, por zbuloi një thesar 4.6 miliardë-vjeçar

10/07/2026
Deti i Zi “vishet” me ngjyrë bruz nga hapësira, shkencëtarët zbulojnë arsyen e fenomenit të pazakontë
Lifestyle

Deti i Zi “vishet” me ngjyrë bruz nga hapësira, shkencëtarët zbulojnë arsyen e fenomenit të pazakontë

01/07/2026
Studimi: Njerëzit dhe majmunët kanë qeshur në të njëjtën mënyrë për miliona vjet
Lifestyle

Studimi: Njerëzit dhe majmunët kanë qeshur në të njëjtën mënyrë për miliona vjet

30/06/2026
Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale
Lifestyle

Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

26/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtoresha e Kadastrës rrëzon kreun e KLSH: S’ka pengesë për auditim, pretendimet janë të pavërteta

Drejtoresha e Kadastrës rrëzon kreun e KLSH: S’ka pengesë për auditim, pretendimet janë të pavërteta

15/07/2026
30 mijë leje qëndrim në tre vjet, Gjermania po bëhet parajsa e re e shqiptarëve

Shifrat tronditëse: 1.8 milionë më shumë u larguan sesa u kthyen në Shqipëri që nga 1990

15/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al