• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

COVID/ Restorantet në krizë, shqiptarët nuk po konsumojnë as qoftet në zgarat e famshme

24/07/2020
COVID/ Restorantet në krizë, shqiptarët nuk po konsumojnë as qoftet në zgarat e famshme

Nga Sabina Veizaj

Entela më thotë se fundjavën e shkuar tek bujti në Dhërmi për të pushuar, ndjeu trishtim.

“Nuk ishte si dikur kur nuk kishe ku hidhje kokrrën e mollës”- më shpjegon ajo dhe dikur-in si marrëveshje fjale e kuptojmë të dyja që do të thotë përpara se të shfaqej koronavirusi.

“Shezlongët ishin larg njëri-tjetrit dhe as gjysma të zënë. Kishte njerëz që ishin me çadra me vete dhe nuk paguanin shezlongun. Në restorant, ata pak persona që bujtën, morën nga një pjatë, nuk qëndruan gjatë, për aq kohë sa dhe unë me mikeshën time konsumuam drekën”- vijon më shpjegon Entela.

Frika nga virusi, tkurrja e të ardhurave, paqartësia dhe pasiguria për të ardhmen i ka shtrënguar njerëzit në disa shpenzime që krahasuar me shpenzimet bazë rutinore të ditës në këtë situatë, mund të konsiderohen nga shumë syresh si shpenzime luksi.

Një nga zërat e këtyre shpenzimeve është edhe konsumimi i ushqimit në restorant, zgara apo fast food.

Në një vëzhgim që bëri gazeta “Si” pasditen e djeshme në disa zgara, fast-food dhe restorante në kryeqytet pamja është shumë larg asaj gumëzhime që ishim mësuar të shihnim dikur Tiranën.

“Njerëzit do të jetojnë dhe një herë në kaq kohë për të hequr mërzinë, edhe do të vijnë nëpër zgara e restorante, por puna ka rënë shumë, shumë”- shprehet një kamarier në një zgarë në të dalë të rrugës së Kavajës.

Diku sheh dy tavolina me njerëz, diku një, diku vëren se një grup miqsh në moshë të mesme po pijnë e bisedojnë, në një fast food disa të rinj sapo mbarojnë së konsumuari atë çfarë kanë marrë, ngrihen e largohen. Vëren sjellje automatike.

“Zgara ka punë, por nuk mund të krahasohet puna pas rihapjes me punën që bënim para pandemisë. Zgara frekuentohet nga njerëz në moshën e mesme më shumë, gjithmone ka qenë kështu klientela në zgarë. Pas pandemisë, normalisht që njerëzit shpenzojnë më pak.”- më thonë tek Tradita Korçare.

Mesatarisht zgarat në Tiranë kanë humbur 40% të punës që bënin para pandemisë.

Këtë e konfirmon edhe Zgara Supreme tek Rruga e Kavajës, ku para pandemisë duhej të prisje tek dera që të liroheshin tavolinat. Klientët italianë kanë qenë ata që dominonin më shumë në këtë zgarë.

“Jemi fiks 60% të punës së mëparshme. Ka thjesht mungesë pune, por nuk ka ndryshuar klientela. Është njësoj e ekuilibruar midis femrave dhe meshkujve siç ka qenë më parë. Kryesisht janë familjarë dhe të rinj nga grupmosha 25-45 vjeç.”- thotë menaxheri i Zgara Supreme.

Ai mendon se rënia e punës ka të bëjë vetëm me gjendjen ekonomike.

“Nuk shikoj që njerëzit të kenë frikë apo panik nga virusi. Thjesht financat e dobëta e kanë ulur lëvizjen.”- thotë ai.

Enri Jahaj kreu i Shoqatës së Bareve dhe Restornateve më thotë se situata e aktivitetit të restoranteve në vend është dramatike.

Në qytete puna ka rënë mbi 60%, kurse tek restorantet turistike gjysmë për gjysmë.

“Restorantet janë inekzistent. Por edhe ata konsumatorë të paktë, shpenzojnë më pak dhe nuk qëndrojnë. Largohen menjëherë pasi konsumojnë atë që kanë porositur. Njerëzit kanë adoptuar një sjellje të re. Nëse më parë si në bar dhe restorant, rehatoheshim me një kafe, apo një gotë verë, apo një pjatë pasta, tani sapo përfundojmë atë çfarë kemi marrë, ikim”- thotë Jahaj për gazetën “Si”.

Ejona është një restorant në Zonën e Ish Bllokut, 90 % e klietelës së së cilës kanë qenë të huaj që punonin në Tiranë, turistë e vizitorë.

Ina Baolli, zotëruesja e restorantit më thotë se “pa marrë parasysh këtë javë, po mendonim se po nisnim rrugën drejt rimëkëmbjes. Normaliteti është larg, po nisëm të punonim. Jemi kënaqur dhe habitur se na u shfaqën klientët e vjetër që kishin ardhur me rrugë tokësore për të bërë pushime në Shqipëri; zviceranë, sllavë. Rikthyem në punë edhe dy punonjës të tjerë. Të huajtë shpenzojnë si gjithmonë, shqiptarët janë shtrënguar nga pasiguria”

Por, shpjegon ajo, me mbylljen e moderuar që bëri qeveria të klubeve dhe ndalimin e muzikës, Zona më e zhurmshme e Tiranës, Ish Blloku ka rënë në gjumë dhe zor se afrohet më njeri. Puna nisi këto ditë të rikthehej në pikën zero.

Ajo parashikon që situata do të përkeqësohet nëse kjo mbyllje e moderuar është paralajmërim për mbyllje të mëtejshme.

Edhe Jahaj i Shoqatës së Bar-Restoranteve thotë se “më e keqja nuk ka ardhur. Në nëntor, atëherë mbërrin vjeshta tek ne kur do të nisin virozat e stinës dhe do të bashkohen me virusin, nuk dua ta mendoj se çfarë mund të ndodhë për aktivitetin tonë”.

4,7 % e shpenzimeve të familjeve shqiptare shkuan në 2018-ën (të dhënat më të fundit të disponueshme) për grupin restorante dhe hotele. Sipas INSTAT në Anketën e Buxhetit të Familjeve shpenzimet për “Restorante dhe hotele” kanë regjistruar një rënie prej 2%, krahasuar me vitin paraardhës. Në Bashkimin Europian shpenzimet për këtë kategori zënë rreth 8% të shpenzimeve totale të familjeve.(SI)

Related Posts

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit
Kryesore

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

23/08/2026
Kryesore

“Njoftim i Kuq” nga Interpol, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për mashtrim

23/08/2026
“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve
Kryesore

“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve

23/08/2026
‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata
Kryesore

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata

23/08/2026
23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë
Kryesore

23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

22/08/2026
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Kryesore

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares

Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares

23/08/2026
Kryevepër e Egnatias, përmbys Shamrock dhe shkruan historinë në Europë, nga milionat te rivali në “play-off”, zbulohen detajet – Balkanweb.com – News24

E diela e Superiores, dy ndeshje në program – Balkanweb.com – News24

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al