• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Parashikimi/ PS merr gati 107 mandate, ndërsa LSI 22 mandate

01/05/2017
Parashikimi/ PS merr gati 107 mandate, ndërsa LSI 22 mandate

Me regjistrimin në zgjedhje të partive të koalicionit qeveritar dhe të partive të tjera të vogla, si dhe me bojkotimin e zgjedhjeve nga koalicioni i opozitës, debati mbi rezultatet zgjedhore 2017 bëhet formal, shkruan Afrim Krasniqi i Institutit te Studimeve Politike.

Instituti i Studimeve Politike ka realizuar një projeksion se si del rezultati i zgjedhjeve të 18 qershorit pa opozitën. Kështu, PS merr gati 107 mandate, ndërsa LSI mbetet pas me 22 mandate.

PROJEKSIONI I AFRIM KRASNIQIT
Referuar zgjedhjeve 2013 dhe duke llogaritur vetëm votat e të majtës si vota të vlefshme (opozita nuk merr pjesë), si dhe duke llogaritur partitë që kanë kaluar nga e djathta në të majtë (PDIU), apo partitë e reja politike (LIBRA, LISTA, etj), mund të parashikohet një rezultat i përafërt zgjedhor.
afrim-11

Kalkulimi është bërë mbi bazë qarku, duke marrë në konsideratë ndryshimet e reja në numrin e deputetëve në qarqe dhe ndryshimet midis partive politike gjatë katër viteve të fundit.

Në përfundim rezulton se nëse ruhet kjo votë dhe ky sistem votimi, mazhoranca aktuale merr 138 nga 140 deputetët, nga të cilët, Partia Socialiste merr 105­-107 deputetë, LSI 22­25 deputetë dhe partitë e tjera të vogla së bashku, vetëm 9­13 deputetë.

Një rezultat i tillë ngjason vetëm më vitin 1996 (numërim i votave pa prezencën e opozitës) dhe vitin 1997 (pamundësi e opozitës për konkurrim në çdo zonë dhe situatë e jashtëzakonshme).
Afrim-2

A mund të kishin zgjedhjet legjitimitetin dhe efektivitetin e duhur? A mund të kemi parlament vetëm të një pale politike? Ky është lexim politik, varet nga shumë skenarë, rrethana e argumente të tjera, por gjithsesi mbetet i pandryshuar fakti se rezultati do të ishte shumë disproporcional me mbështetjen reale politike në Shqipëri.

Mënyra sesi po zhvillohen dhe pritshmëritë e zgjedhjeve 2017 nxjerrin në pah edhe gjashte konkluzione paraprake:

së pari, se sistemi zgjedhor proporcional rajonal është penalizues për partitë e reja dhe partitë e vogla politike;

së dyti, se për herë të parë nuk do të kemi asnjë kandidat të pavarur në zgjedhje;

së treti, për shkak të sistemit 92% e deputetëve janë emëruar tashmë deputet, zgjedhjet bëhen për 8% të tyre;

së katërti, se për herë të parë partia e minoritetit grek nuk do të mund të fitojë mandat përfaqësues;

së pesti, PS do të mund të sigurojë shumicën absolute pa pasur nevojë për aleatë për qeveri apo vendimmarrje, deri edhe ndryshim të Kushtetutës;

së gjashti, do të jetë realisht e pamundur të “krijohej” opozitë parlamentare edhe nëse mosmarrëveshjet midis PS e LSI;

së fundi, edhe këto zgjidhje pritet të vendosen teknikisht në Kolegjin Zgjedhor, me një KQZ në pamundësi për vendimmarrje.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Këngëtarja e njohur rikthehet me album të ri pas më shumë se një dekade

Këngëtarja e njohur rikthehet me album të ri pas më shumë se një dekade

23/12/2025
Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

Pse rikthimi i Toneyt në shtëpi i kushtoi shumë banorëve?

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al