• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zgjedhjet farsë në Universitetin e Gjirokastrës, kandidati i vetëm për rektor “bëhet i gjallë” dy ditë para votimit (VIDEO)

28/07/2020
Zgjedhjet farsë në Universitetin e Gjirokastrës, kandidati i vetëm për rektor “bëhet i gjallë” dy ditë para votimit (VIDEO)

E paralajmëruam ditë më parë se 30 korriku ka për të prodhuar zgjedhje farsë në Universitetin “Eqrem Çabej”, njësoj si edhe në disa universitete të tjera të vendit, dhe duket se kështu po ndodh. Dy ditë para zgjedhjeve, kandidati i vetëm për rektor, Bektash Mema, ka publikuar në faqen në Facebook të universitetit një video-mesazh përmes së cilës shpjegon se përse ai rikandidon për mandatin e dytë dhe çfarë synon të arrijë. Edhe pse i vetëm në garë dhe që praktikisht e ka të garantuar se pas 30 korrikut do të vijojë ta marrë rrogën si rektor, do duhej që së paku për sy e faqe të dynjasë, Bektash Mema të shpaloste një platformë të vetën, e cila t’i nënshtrohej një debati publik.

Ajo që është hedhur në faqen në Facebook të universitetit është thjesht një monolog i tij përballë kamerës që nuk i vlen askujt. I tillë është edhe emisioni me nota vanitoze i transmetuar ditë më parë në Tv Gjirokastra ku rektori rrëfente jetën e vet.  Edhe pse i vetëm në garë, Mema nuk mund t’i shmangej një debati publik me studentë, kolegët akademikë dhe publikun në tërësi. Nuk po flasim këtu për tubime masive që bien ndesh me kufizimet e pandemisë, por ka plot forma të tjera alternative.

Video-mesazhi i publikuar prej tij është sa për të ‘larë gojën’ dhe për të dëshmuar me fort se 30 korriku është farsë që nuk i sjell asgjë të mirë universitetit të Gjirokastrës. Nëse shikon kandidatët për dekanë situata është akoma më dramatike. Gëzim Sala do të jetë sërish Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale. Njësoj si rektori Mema edhe ai garon me veten. Ky është mandati i dytë i tij me ligjin e ri të vitit 2015. Në po të njëjtin pozicion ka qenë edhe vite më parë përpara se të bëhej rektor. Tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka të paktën dy kandidatë, Lavdi Hasani dhe Selfo Oruçi. Për Fakultetin Ekonomik s’ka asnjë kandidat për dekan sepse askush nuk i plotësonte kriteret e gradave shkencore.

Mjafton kaq për të kuptuar se sa e nderë është situata në Universitetin “Eqrem Çabej” dhe përse këto zgjedhje janë sërish një shans i humbur. 30 korriku do të shërbejë thjesht për të çertifikuar edhe njëherë në ato pozicione drejtuese kastën që rrënoi universitetin, i cili për fat të keq, rrezikon të shndërrohet në një kolegj profesional. Në videot më poshtë ndiqni monologun e Bektash Memës dhe kini parasysh se kush hesht për degradimin e universitetit, është po aq fajtorë sa ata që e rrënuan ndër vite me veprimet dhe mosveprimet e tyre.

©argjiroja.net 

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pasuria e Russell Brand: Sa i pasur është komediani i akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual?

Pasuria e Russell Brand: Sa i pasur është komediani i akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual?

27/12/2025
Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al