• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tavo qetëson tifozët e Luftëtarit: Milinkoviç nuk largohet

01/05/2017
Tavo qetëson tifozët e Luftëtarit: Milinkoviç nuk largohet

Luftëtari është padyshim ekipi surprizë në këtë sezon në Kategorinë Superiore duke i befasuar të gjithë sportdashësit me lojën e bukur dhe me rezultatet pozitive. Kohët e fundit në klubin gjirokastrit kanë qarkulluar zërat se trajneri serb Milinkoviç do të largohet nga drejtimi i bluzinjëve drejt një destinacioni tjetër. Në një intervistë për “Zona Gol” presidenti i Luftëtarit Z.Grigor Tavo i ka mohuar kategorikisht këto zëra duke deklaruar se trajneri Milinkoviç do të vazhdoj të jetë pjesë e gjirokastriteve dhe nuk ka shanse që ai të largohet.

Prononcimi për “Zona Gol”

Për menaxhimin e klubit

“Organizimi dhe serioziteti i punës të ndjekur nga ana jonë si dhe fati i mirë që trajneri dhe futbollistët e ardhur nga firma menaxhuese kanë qenë në nivelin e duhur duke punuar mjaft mirë me ekipin dhe futbollistët, kanë qenë çelësi i suksesit të Luftëtarit.”

Për lëvizjet në merkato për sezonin e ardhshëm

“Ju a konfirmoj që trajneri nuk ka për të lëvizur, ka një kontratë me klubin dhe është një njeri profesionist. Komunikojmë shumë mirë dhe nuk lëviz nga Luftëtari sepse respekton  kontratën. Edhe në qoftë se do të jetë e nevojshme rinovimi i kontratës pas disa vitesh, besoj se do të merremi vesh.”

Përbërja e ekipit për sezonin e ardhshëm

“Bazohemi tek 70% e futbollistëve aktual që kemi, dhe do të vëmë piketat tona për të marrë futbollistë të tjerë që do të na nevojiten.”

Akademia e Luftëtarit

“Është e vërtetë që jugu i Shqipërisë “pjell” futbollistë, i kemi organizuar akademitë dhe jemi në muajin e tretë,  kemi pasur një sukses duke arritur të regjistrojmë afro 240 fëmijë. Presim dhe trajner të huaj për organizime më të suksesshme të akademisë.”

Mbështetja e tifozëve.

“Këtë mbështetje nuk e kam parë as në vitet 1999-2000. Tifozët e Gjirokastrës na mbështesin maksimalisht, me Partizanin kishim rreth 6000 tifozë. Në çdo ambient në çdo lokal në Gjirokastër, Luftëtari është bërë objekt bisede dhe diskutohet për ecurinë e skuadrës”.

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026
Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh
Kryesore

Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ellie Goulding ndan lajmin e ëmbël, mirëpret në jetë vajzën e saj

Ellie Goulding ndan lajmin e ëmbël, mirëpret në jetë vajzën e saj

11/03/2026
“Babai yt është në burg”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Selin

“Babai yt është në burg”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Selin

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al