• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zagoria pa banorë, si po braktiset një prej krahinave më të bukura të Shqipërisë

02/05/2017
Zagoria pa banorë, si po braktiset një prej krahinave më të bukura të Shqipërisë

Me një shtrirje prej 160 km ² Zagoria një prej krahinave më të izoluara të qarkut të Gjirokastrës përball ende sot sfidën e mungesave të shumta në infrastrukturë dhe pakësimit të përditshëm të popullsisë.

400 banorë në Zagorie të Gjirokastrës vuajnë ende mungesa bazike në infrastrukturën rrugore, ujësjellës, rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike ndërsa nuk ka asnjë plan për menaxhimin e mbetjeve dhe organizimin urban.

Në Sheper, një prej fshatrave më të njohur në Zagori, jetojnë gjithsej 25 familje me nga 2 banorë secila.

Ata tregojnë se ¾ e popullsisë janë larguar në emigracion apo drejt qyteteve. Pensionet e pleqërisë, ndihmat nga të afërmit emigrantë dhe aktiviteti kryesisht blegtoral sigurojnë të ardhurat bazë.

“Ne këtu merremi vetëm me blegtori, me bujqësi. Por jo për të tregtuar, sepse nuk kemi mundësi që ta shesim”, thotë një prej banoreve.

Të moshuarit tregojnë se shkollat janë mbyllur në të gjithë krahinën.

Kreu i njësisë administrative thotë se i gjithë aktiviteti ekonomik i Zagories përmbledhet në 1300 dhi, 2300 dele dhe 300 lopë. E gjithë zona ka gjithsej 7-8 biznese dhe detyrime të shumta të prapambetura për tokat dhe banesat.

“Popullsia në Zagori është reduktuar si në të gjithë zonat e kësaj natyre që ka vendi ynë. Aktiviteti kryesor i njerëzve është blegtoria, me bujqësi, pothuajse nuk punon askush. Tokat janë djerrë prej 25 vitesh”, shprehet Akile Puleshi, kreu i njësisë administrative.

Zagoria ka ende një rrjet të shpërndarjes së energjisë me moshë 50 vjeçare. Megjithë ankesat e banorëve dhe kërkesat e premtimet e qeverisjes vendore,cilësia e shërbimeve është ende e dobët duke detyruar shumicën e banorëve ta braktisin zonën./TCh

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026
Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh
Kryesore

Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ellie Goulding ndan lajmin e ëmbël, mirëpret në jetë vajzën e saj

Ellie Goulding ndan lajmin e ëmbël, mirëpret në jetë vajzën e saj

11/03/2026
“Babai yt është në burg”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Selin

“Babai yt është në burg”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Selin

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al