Disa kodra në fshatin Hormovë të Gjirokastrës janë përfshirë nga flakët. Zjarri, i cili ndihmohet dhe nga era, është përhapur në sipërfaqe të mëdha.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikës, por për shkak të terrenit është e vështirë ndërhyrja. Ndërkohë mësohet se zjarri është duke u afruar tek shtëpitë e fshatit. Dyshohet se zjarri është përhapur fillimisht nga djegia e një gome makine. Pritet që për këtë rast të ketë të shoqëruar edhe nga policia, si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Më herët gjatë ditës janë shfaqur dhe disa vatra të tjera, në Tepelenë, Fier dhe Gramsh, ku janë djegur mijëra hektarë me pyje.









