Tre ditë pas zyrtarizimit të listave të kandidatëve nga Partia Socialiste, kandidatët e qarkut Gjirokastër janë takuar një natë më parë, për të diskutuar mbi mbarëvajtjen e fushatës dhe maksimizimin e rezultatit në zgjedhjet e 18 qershorit.
Sikundër dihet, lista kryesohet nga ish-ministri Bledi Çuçi. Në vendin e dytë është ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Në vendin e tretë është mjeku Flamur Golemi. Në vendin e katërt sipërmarrësi nga Tepelena, Laert Duraj.
Në vendin e pestë është pedagogia Artemisa Dralo. Dy vendet rezervë janë për mësuesen nga Tepelena, Matilda Çela dhe për mjeken nga Përmeti, Elvira Pasho.
PS mori tre deputetë në qarkun Gjirokastër në zgjedhjet e vitit 2013. Parashikimet e socialistëve janë që ta ruajnë këtë rezultat edhe në këto zgjedhje, sidoqoftë mbetet për t’u parë.
/ArgjiroLajm.net/