• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Wenger befason me dy favoritët e Champions-it

03/08/2020
Wenger befason me dy favoritët e Champions-it

Manchester City dhe PSG duhet të konsiderohen dy favoritët kryesorë për fitimin e Ligës së Kampionëve të këtij viti, sipas Arsene Wenger. Ky kompeticion rifillon këtë javë, pesë muaj pasi u ndal në raundin e 1/8 finale, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ende janë katër sfida kthimi të këtij raundi për t’u luajtur, ku spikat Manchester City-Real Madrid në “Etihad Stadium”, të premten, përpara se gara të transferohet në Lisbonë për një mini-turne me “nokaut” mes tetë skuadrave. Kësaj here, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet do të zhvillohen me ndeshje teke (pa kthim), përpara finales së të dielës së 23 gushtit.
Manchester City ka epërsinë 2-1 ndaj “Los Blancos”, pas ndeshjes së parë në “Santiago Bernabeu”, luajtur në shkurt. PSG, ndërkohë, e ka siguruar vendin ë çerekfinale, pasi mposhti Borussia Dortmund (3-2, rezultati total), para mbylljes prej Covid-19. Kampionët francezë, si Manchester City, nuk e kanë fituar kurrë Ligën e Kampionëve, me pronarët e të dyja klubeve të dëshpëruar për të siguruar trofeun e famshëm si shpërblim për investimin e tyre të jashtëzakonshëm financiar.
Wenger, i cili aktualisht punon në FIFA, beson se të dyja palët duhet të konsiderohen favorite për Champions-in e këtij viti, përpara Bayern Munich, Juventus, Atletico Madrid dhe Barcelona. “Kur jeni duke luajtur një ndeshje kundër Atalantës ose Atletico Madridit, gjithçka mund të ndodhë. Por, për mua, Manchester City dhe PSG janë dy favoritët, për sa i përket potencialit të tyre”, – tha francezi për “Evropa 1”.
Pavarësisht se i drejtoi ata për lavdi europiane, Wenger ndjen se skuadra e PSG është në fakt më e dobët sesa disa vite më parë: “Ndiej se parizienët janë disi më pak të fortë se tri ose katër vite më parë.””Për sa i përket formacionit të tyre, ata ishin ndoshta pak më të plotë tri deri në katër vite më parë, në të gjitha pozicionet.
Konkurrenca ishte gjithashtu më e fortë. Por, unë mendoj se ka pasur një rënie të përgjithshme të cilësisë së futbollit europian. Manchester City dhe PSG janë akoma ndër dy ose tre më të mirët në Europë. Ne nuk duhet të kërkojmë arsye të rreme pse PSG nuk e ka fituar ende Ligën e Kampionëve. Edhe Real Madridi nuk e fitoi atë nganjëherë, për 10 deri në 15 vite, pastaj e fituan tri herë radhazi”.

Related Posts

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci
Sport

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore
Sport

E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

24/12/2025
NBA/ Spurs mund Oklahoma-n, Phoenix i shkakton një humbje të rëndë Lakers
Sport

NBA/ Spurs mund Oklahoma-n, Phoenix i shkakton një humbje të rëndë Lakers

24/12/2025
Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin

24/12/2025
Napoli e dashuruar me Conten, De Laurentis gati ti ofrojë rinovimin e kontratës
Sport

Napoli e dashuruar me Conten, De Laurentis gati ti ofrojë rinovimin e kontratës

24/12/2025
ZYRTARE/ Endrich largohet nga Real Madrid, transferohet në Francë
Sport

ZYRTARE/ Endrich largohet nga Real Madrid, transferohet në Francë

24/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al