Pak orë ndajnë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Finlandës, e vlefshme për Grupin C1 në Ligën e Kombeve dhe që mund të jetë përcaktuese për fatin e kuqezinjve në këtë turne.
Skuadra e drejtuar nga Maran cilësohet si favorite në këtë ndeshje në fushën tonë, ndonëse finlandezët fituan 2-1 në sfidën e parë. Efektet e këtij besimi ndaj kuqezinjve shihen edhe në votimin në faqen e internetit të UEFA-s.
Në sondazhin e publikuar prej saj, deri 3 orë para fillimit të takimit ishin 65% që mendonin se fitorja do i shkonte Shqipërisë. Ata që besonin se Finlanda do të dalë fituese në “Air Albania” ishin 27%, ndërsa 8% e shohin më të mundshëm një barazim mes palëve.








