Ylli dhe kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, i është bashkuar figurave të shumta në botën e futbollit që e kanë nderuar legjendën e Realit dhe Spanjës, Iker Casillas, i cili e zyrtarizoi largimin nga futbolli.
“Iker po largohet tani, por ai e kishte fituar qysh më parë statusin si legjendë e futbollit – jo vetëm për shkak se ishte njëri ndër lojtarët më të mirë të La Ligës, por edhe për shkak të trofeve që i ka fituar me Spanjën”, ka thënë Messi.
Ndërsa, në një mesazh të dërguar për 39-vjeçarin, Messi tha: “Ti je një portier fantastik dhe ishte një kundërshtar shumë i vështirë”.
“Kur kthehem prapa. Mendoj se ishte ai rivaliteti tejet i veçantë që na shtynte t’i rrisim standardet kurdo që përballeshim me njëri-tjetrin”.







