• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

CR7, për hakmarrje ndaj Lyon-it

05/08/2020
CR7, për hakmarrje ndaj Lyon-it

Referencat në futboll janë të pafundme dhe, midis sezoneve dhe ngjarjeve historike, ndodh që ato të ofrojnë mundësi të shijshme për hakmarrje. Ajo që Ronaldo do të përjetojë kundër Lyon-it, të premten, do të jetë një nga këto mundësi, me ngarkesën e tij të kujtimeve për të marrë hak. Po, sepse, përveç triumfit që do t’i lejonte Juventusit të kualifikohej në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, portugezi ka mundësinë e madhe “të heqë nga këpucët një guralec” shumë personal të rivalit që e dënoi me eleminim më 2010, kur vishte fanellën e Real Madridit.
Precedenti
Ishte viti i parë i CR7 në Spanjë, pas transferimit milioner nga Manchester United. Pas një faze triumfuese në grup, “Los Blancos” u përballën me Lyon në 16-she. Me “vetëm” një Champions dhe një “Top të Artë” nën emrin e tij, portugezi zbarkoi në Spanjë për t’u bërë simbol i “Galacticos”, por papritur përfundoi i eliminuar nga përballja e dyfishtë europiane kundër francezëve. Ishte Real Madridi i Casillas, Xabi Alonso, Kaka dhe Higuain (i cili, gjithashtu, ka mundësi për hakmarrje të premten, si CR7), por Lyon qe në gjendje të godiste fort. Çuditërisht, edhe atëherë, Ronaldo duhej të gëlltiste një “nokaut” të papritur. Ndeshja e parë kishte përfunduar me të njëjtin rezultat, që Juventus do të duhet ta pëmbysë mbrëmjen e së premtes, 1-0. Real Madridi i Ronaldos u kthye nga Lyon-i duarbosh, pas një prove të zbehtë dhe zhgënjyese. Ndeshja u vendos nga një gol i shkëlqyeshëm i Makoun, në fillimin e pjesës së dytë. Por, rastësitë nuk mbarojnë këtu.
Një histori për t’u fshirë
Në mesin e protagonistëve të atij konfrontimi të dyfishtë, që shënoi eleminimin e fundit të Ronaldos në 16-she të Champions-it (1/8 finale) ishte edhe Pjanic, në moshën 20 vjeç. Boshnjaku ishte protagonisti absolut, si në ndeshjen e parë, duke e dëshmuar veten ndër më të mirët në fushë. Në kthim ai shënoi për barazimin 1-1, i cili e dërgoi Lyon-in në parajsë. Goli i tij në minutën e 75-të heshti një “Bernabeu” të pabesueshëm. Ajo mbrëmje shënoi përfundimisht fatin e Manuel Pellegrinit në pankinën e “Los Blancos”, por ishte gjithashtu një makth për Higuain, i cili shpërdoroi dy raste të bujshme. Mund të vëmë bast se, ashtu si CR7, edhe “Pipita” e kujton atë mbrëmje jo të këndshme, duke ushqyer të njëjtën dëshirë për hakmarrje. Një motiv shtesë për të dy, me qëllimin për ta shtyrë Juventusin drejt përmbysjes dhe kualifikimit. Tifozët e Juventusit mbështeten në këtë, duke shpresuar se këtë herë historia nuk do të përsëritet njësoj…

Related Posts

Harry Kane me shifra të “frikshme”, tani favorit për “Topin e Artë”
Sport

Harry Kane me shifra të “frikshme”, tani favorit për “Topin e Artë”

21/04/2026
Harry Kane me shifra të “frikshme”, tani favorit për “Topin e Artë”
Sport

Harry Kane me shifra të “frikshme”, tani favorit për “Topin e Artë”

21/04/2026
Arbeloa-n e pret shkarkimi, Perez fut “Specialin” në listën e dëshirave
Sport

Arbeloa-n e pret shkarkimi, Perez fut “Specialin” në listën e dëshirave

21/04/2026
Lecce i “rrëmben” 1 pikë Fiores, shkëlqen Ylber Ramadani

Të pakënaqur me Rosenior, Chelsea ëndrrën Diego Simeonen, gati lëvizja e bujshme
Sport

Të pakënaqur me Rosenior, Chelsea ëndrrën Diego Simeonen, gati lëvizja e bujshme

21/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Harry Kane me shifra të “frikshme”, tani favorit për “Topin e Artë”

Harry Kane me shifra të “frikshme”, tani favorit për “Topin e Artë”

21/04/2026
Harry Kane me shifra të “frikshme”, tani favorit për “Topin e Artë”

Harry Kane me shifra të “frikshme”, tani favorit për “Topin e Artë”

21/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al