• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Casemiro dhe Zidane zihen për Bale’

05/08/2020
Bale’, Casemiro dhe Zidane kanë mendime të ndryshme

Gareth Bale është njëri ndër tre futbollistët kryesorë në botë, kur luan në maksimumin e tij, sipas Casemiro, i cili insiston se uellsiani është ende shumë i rëndësishëm për Real Madridin. Pozicioni i Bale në “Santiago Bernabeu” ka qenë subjekt i shumë spekulimeve, që nga kthimi i Zinedine Zidane në drejtimin e të bardhëve, në mars 2019. 31-vjeçari iu kërkua transferimi në Kinë verën e kaluar, për një shumë të madhe parash, pasi fillimisht u vlerësua si i tepërt nga trajneri francez, por më pas kjo çështje mori kthesë të papritur.
Bale që atëherë e ka parë veten të kufizuar në fushë, duke bërë vetëm 20 paraqitje në të gjitha garat, këtë sezon. Ai nuk u pa të festonte për titullin e La Liga-s, muajin e kaluar, ndaj është sugjeruar se koha e tij në kryeqytetin spanjoll do të përfundojë së shpejti. Ish-mesfushori i Tottenham, Danny Murphy, ka qenë në mesin e atyre që e këshillojnë uellsianin të kthehet në veri të Londrës dhe të rizbulojë “pasionin” e tij për lojën, ndërsa Manchester United, gjithashtu, shihet si një destinacion i mundshëm për anësorin.
Sidoqoftë, Casemiro është i bindur që bashkëlojtari i tij ka ende për të dhënë në “Bernabeu” dhe se mbetet plotësisht i përkushtuar për kauzën, përpara sfidës së kthimit të 1/8 finale të Champions-it. “Ai është duke punuar, – tha braziliani për “Esporte Interativo”.– Gareth e di se nuk është koha më e mirë në karrierën e tij, por ka mbështetjen tonë, të trajnerit dhe të klubit. Ai është shumë i rëndësishëm për ne, mund të bëjë surpriza në çdo kohë, gjë që tashmë e ka treguar. Bale është një lojtar vendimtar, që shënon gola në finalet e Champions-it. Ne duhet të jemi të sinqertë dhe të themi se nuk është në më të mirën e tij, por kur është i tillë, bëhet i pabesueshëm, njëri ndër tre më të mirët në botë. Unë e dua shumë dhe kjo është arsyeja pse përpiqem të kujdesem për të sa më shumë që mundem”.

Related Posts

Sport

Skandal i madh në Turqi, Presidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

24/12/2025
Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat
Sport

Rikthimi te suksesi, Edi Martini: 3 pikë për të marrë frymë lirisht, objektivat dihen

24/12/2025
Skandal i madh në Turqi, Ptesidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga
Sport

Skandal i madh në Turqi, Ptesidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

24/12/2025
Tirana, Nuhiu: Pres fitore nga skuadra, kam besim
Sport

Barazimi ndaj Elbasanit, trajneri i Tiranës: I kënaqur! Penalltia? Le të gjykojnë organet kompetente

24/12/2025
Italia, Gatusso: I privilegjuar që drejtoj këtë kombëtare! Botërori? Dërgojmë këtë ekip aty ku i takon
Sport

Italia, Gatusso: I privilegjuar që drejtoj këtë kombëtare! Botërori? Dërgojmë këtë ekip aty ku i takon

24/12/2025
Kosova/ Ia del Drita, triumfon ndaj Prishtinës
Sport

Kosova/ Ia del Drita, triumfon ndaj Prishtinës

24/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Skandal i madh në Turqi, Presidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

24/12/2025
Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat

Rikthimi te suksesi, Edi Martini: 3 pikë për të marrë frymë lirisht, objektivat dihen

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al