• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndeshja ndaj Napolit, Barça luan sezonin, Setien stolin

08/08/2020
Ndeshja ndaj Napolit, Barça luan sezonin, Setien stolin

Nuk është “plumbi” i fundit në historinë e Barçës, por nëse skuadra katalanase nuk triumfon sonte kundër Napolit, nuk do të ketë më “plumba” të tjerë për trajnerin Setien në stolin Blaugrana. Kundër të besuarve të Gattuso, nënkampionët spanjollë kërkojnë një jete shtesë, që do t’i lejojë ata të ridrejtojnë një sezon zhgënjyes nga fillimi në fund. Shkuarja në “Final Eight” të Lisbonë nuk siguron asgjë më shumë, sesa shmangë një gjë qesharake, që mund të shkundë themelet e “Camp Nou”. Por për ta arritur këtë dhe evituar “tërmetin” duhet eliminuar Napoli.Në çdo rrethanë tjetër, situata do të bëhej shumë e ndërlikuar. Kjo është Barça e Bartomeu dhe Setién, kështu që në Katalonjë ​​askush nuk i beson barazimit (1-1) të arritur më 25 shkurt në “San Paolo”, para se futbolli, si krejt njerëzimi, të futej në karantinë prej Covid-19. Atë ndeshje, Barça e luajti me një qasje jashtëzakonisht konservatore, ndërsa arriti të shpëtojë falë golit të Griezmann.
Atë natë në Napoli, skuadra katalanase humbi Sergio Busquets për shkak të akumulimit të kartonëve të verdhë dhe Arturo Vidal për akumulim të nervave. Kiliani humbi toruan në momentet e fundit të ndeshjes dhe fitoi pezullimin (kartonin e kuq), që e pengon të luajë sot. Kjo ndodhi në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Champions-it, në Napoli. Gjatë izolimit, Blaugrana-t humbën Arthur, i cili vendosi të largohej në Brazil dhe të mos marrë pjesë në fazën finale të sezonit, i shitur tashmë te Juventusi.
Këto tri “viktima” janë ato që e vështirësojnë punën e Quique Setién, i cili gjendet para ndeshjes që mund të vendosë të ardhmen e tij si trajner i Barcelonës. Fatmirësisht, ai ka rikuperuar Lenglet, De Jong dhe Griezmann. Të tre, si dhe pjesa tjetër e skuadrës, kanë pasur kohë të pushojnë. Në këtë drejtim, katalanasit janë paksa më të avantazhuar, sepse do të luajnë kundër Napolit, që nuk ka pasur pushime dhe mbërrin në “Camp Nou” më i qetë, pasi nuk ka asgjë për të humbur. Përkundrazi, tifozët e Barcelonës mendojnë se, nëse nuk e kalojnë këtë raund të Champions-it, do të ketë patjetër “tërmet”

Related Posts

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman
Sport

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme
Sport

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë
Sport

AXHENDA E SUPERIORES/ Kampionati rikthehet pas tre javësh ndalesë, rinis me përballje direkte dhe një stadium “të ri”

24/12/2025
“E njohim rivalin, kemi ardhur për fitore”, Balaj del garant përpara Daugavpils: Synojmë kualifikimin (VIDEO)
Sport

“Më kishte munguar goli”, Balaj: Vllaznia ringrihet, bashkë shkojmë larg

24/12/2025
Skandal i madh në Turqi, Ptesidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga
Sport

Skandal i madh në Turqi, Presidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

24/12/2025
Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat
Sport

Rikthimi te suksesi, Edi Martini: 3 pikë për të marrë frymë lirisht, objektivat dihen

24/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al