Dy prej katër rasteve të reja me Covid dje në Gjirokastër mësohet se janë punonjës në një kompani. Në të njëjtën kompani, kanë rezultuar të infektuar edhe nëntë persona të tjerë, në ditët e kaluara.
Nuk dihet nëse e kanë marrë virusin nga njëri-tjetri apo kanë burime të ndryshme infeksioni. Që nga fillimi i pandemisë, Gjirokastra regjistron 31 të infektuar aktivë. Kompania ushtron aktivitet në Dropull në sektorin e prodhimit, por nuk bëhet fjalë për kompaninë ku prodhohet uji Glina, pjesë e Agna Group.
Sakaq në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. 199 viktima, 2870 pacientë me Covid-19 dhe 3342 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm. Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën gjashtë pacientë, mes tyre dhe skulptori Arben Bajo. 136 persona rezultuan dje pozitiv me Covid-19 ndërsa 3 prej tyre janë të intubuar.