• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

COVID/ 4 raste të reja në Gjirokastër, 1 në Përmet dhe Sarandë

10/08/2020

Gjatë 24 orëve të fundit janë 125 raste të reja me COVID-19. Kështu bën të ditur Ministria e Shëndetësisë sot gjatë përditësimit të të dhënave të situatës. Një paciente nga Vlora ka humbur jetën. Në Infektiv dhe tek “Shefqet Ndroqi” janë 122 pacientë, 19 në terapi intensive. Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha se gjatë javës që lamë pas është vënë re një rritje e numrit të rasteve të konfirmuara, si edhe e numrit të testimeve në mbi 1/1000 banorë.

Incidenca e sëmundjes COVID-19 në Shqiperi deri në javën që lamë pas është 214.9 raste për 100 000 banorë. Në nivel qarku, incidenca më e lartë është në Tiranë e ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra, ndërsa qarku me incidencën më të ulët është Elbasani. Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 47 vjeç. Grupmosha 55-64 vjeç zë përqindjen më të lartë të të prekurve me 19.7% të rasteve të konfirmuara e ndjekur nga grupmosha 25-34 vjeç me 18.5% të rasteve të konfirmuara. Sa i përket 24 orëve të fundit janë kryer 506 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 125 persona në konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379, që nga fillimi i epidemisë. Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë në banesë me simptoma të lehta apo pa simptoma. Ju lutem për këdo që kërkon të kontaktojë me mjekun e familjes, telefononi në linjën e gjëlbër falas, 0800 40 40.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet Covid, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Fatkeqësisht, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, një 55-vjeçare nga Vlora

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

COVID-19 – Statistika (10 Gusht 2020)

Testime totale 46448

Raste pozitive 6536

Raste të shëruara 3379

Raste Aktive 2957

Humbje jete 200 (Qarku Tiranë 97, Shkodër 33, Durrës 29, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1627

Durrës 366

Shkodër 254

Fier 120

Vlorë 108

Korçë 100

Lezhë 99

Kukës 95

Elbasan 68

Berat 49

Gjirokastër 36

Dibër 35

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Stoli i Italisë, Pirlo tërhiqet nga kandidatura

Stoli i Italisë, Pirlo tërhiqet nga kandidatura

27/07/2026
Hidhet shorti i Superligës së Kosovës, edicioni i ri nis më…

Hidhet shorti i Superligës së Kosovës, edicioni i ri nis më…

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al