Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhet e Ksamilit. Një 69-vjeçare nga Berati është rrëzuar nga një lartësi në plazh dhe ka gjetur vdekjen. Sipas burimeve, viktima është identifikuar si Kristina Cauli. Transporti për në spitalin e Sarandës është bërë menjëherë, por kjo nuk e ka ndihmuar që të shpëtonte gjallë, pasi plagët e marra i kanë kushtuar jetën 69-vjeçares.