Në kulmin e pandemisë, kur numri i të infektuarve rritet nga dita në ditë, duke se njerëzit e kanë pothuajse plotësish nivelin e masave mbrojtëse. Këto janë pamjet që vijnë nga ADISA Gjirokastër, agjencia ku bëhen gjithashtu aplikimet për pasaportë. Fluksi është i lartë edhe për shkak të emigrantëve të ardhur nga Greqia që aplikojnë për dokumentet e identifikimit. Ndonëse ka një sistem radhe elektronik, qytetarët dynden para hyrjes së këtij institucioni, si për të vërtetuar edhe njëherë se ne shqiptarët s’dimë të mbajmë e respektojmë radhë. Vec kaosit të krijuar tek hyrja e këtij institucioni, rritet edhe rreziku i përhapjes së Covid 19. Shihni fotot që sjell Argjirolajm.net