Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi ka reaguar lidhur me situatën kaotike që është krijuar në Kakavijë dhe radhët kilometrike të makinave.
Në një postim në facebook, Maliqi shkruan se pavarësisht situatës kryeministri Rama rri në plazh, ministri i Diasporës Pandeli Majko vazhdon heshtjen dhe ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj “rri në gjumë të rritet”.
Maliqi ka paralajmëruar Ramën se “pushteti i madh, paraja e tepërt do të hajë kokën, të janë errur sytë, të janë enjtur trutë nga babëzitë”.
Reagimi i plotë:
Tmerr njerezor ne kufi me Greqine.
Ramzi me fytyren, shpirtin, zemren me te zeze se maska. Te mungon ndjeshmeria por jo hipokrizia dhe ligesia. 4 dite mijera shqiptare, burra, gra, pleq e femije ne meshire te fatit ne kufi me Greqine. Dhjetra te semure, pa buke, pa uje, pa vende per nevojat personale, femija 10 vjec i vdekur nga ambulanca e shtetit.
Turp, skandal, mizori, papergjegjshmeri. KM ne plazh as do t’ja dije, Majko vazhdon heshtjen, Caka ne gjume te rritet. Sa poshte kemi rene, i dhate timonin, tepsine e po merrni tymin, ndotjen, shtypjen, nenshtrimin, percmimin. Ramzi pushteti i madh, paraja e tepert do te haj koken, te jane errur syte, te jane enjtur trute nga babezite.
Mallkimi i atyre nenave, baballareve qe po i le mes rruges, i artisteve qe i torturove mbi 2 vjet, i gazetareve qe ke shantazhuar dhe i ke denigruar, i studenteve qe mashtrove, i banoreve te astirit dhe bregut te lumit qe i dhunove dhe u shkaterrove banesat, i familjareve te viktimave te 26 Nentorit, i familjareve qe kane humbur te afermit e tyre nga krimi e bandat te cilat i ke ortak, i dhjetra e qindrave te vrare, burgosur padrejtesisht, i te atyre qe i ke hequr nga puna, i atyre qe i detyrove me mijera te emigrojne, i kosovareve qe u vure traun e taksen dhe u bere pjese per shkembim territoresh si tradhtar e i pabese.
Varferimi, cpopullimi, pasiguria kane pushtuar vendin ne keto 7 Vite Rilindje kriminale. Vjeshta stina ku bien gjethet por kete vjeshte do bien dhe kembanat e alarmit, thirrjes se bashkimit dhe revoltes popullore kunder Diktatures qe po instalohet. Fundi i diktatoreve dihet.









