• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

120 raste të reja me Covid në Shqipëri, 3 persona kanë ndërruar jetë (Harta)

16/08/2020
Ndërron jetë një tjetër person nga Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë me koronavirus në dy spitalet Covid. Gjithashtu, MSHMS bën me dije se në këto 24 orë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 120 persona. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 48 qytetarë. Ndërsa situatë e rënduar paraqitet në spitalet Covid ku 125 pacientë po marrin trajtimin e nevojshëm. Nga këta pacientëm 15 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.

Deklarata e Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 626 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 120 persona janë konfirmuar positive me Covid19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 59 raste në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Kukës, Berat, 4 në Roskovec, nga 3 raste në Krujë, Elbasan, Has, Kolonjë, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Devoll, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Prrenjas, Vorë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3794, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë të konfirmuar pozitivë, 15 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 2 qytetarë nga Tirana, një 64 dhe një 78 vjeçar dhe një 82 vjeçare nga Elbasani. I shprehim ngushëllimët familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje qytetarëve se në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

Menjëherë sapo të shfaqen shenjat e para, duhet të vetëizoloheni, dhe të këshilloheni me mjekun e familjes.
I bëjmë thirrje çdo qytetari për të mbajtur maskën kudo në ambjente të mbyllura apo ku nuk ruhet distanca, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Në këtë situatë të pazakontë, detyra dhe përgjegjësia e secilit është të zbatojë rregullat e thjeshta, të ruajë veten dhe të afërmit.

COVID-19 – Statistika (16 Gusht 2020)

Testime totale 50427

Raste pozitive 7380

Raste të shëruara 3794

Raste Aktive 3358

Humbje jete 228 (Qarku Tiranë 113, Shkodër 34, Durrës 31, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5,

Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1795

Durrës 434

Shkodër 285

Fier 146

Lezhë 126

Korçë 126

Vlorë 125

Kukës 102

Elbasan 94

Berat 57

Gjirokastër 34

Dibër 34

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025
Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë
Kryesore

Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

18/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al