• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lubonja për krizën në Kakavijë: Shqipëria s’bëri ndërhyrje diplomatike, skandal që e bëri Janullatos

17/08/2020
Lubonja: Holanda po gabon që po na mbështetet, mos e bëni se ne jemi një narko-shtet, kemi korrupsion, krim, drogë dhe s’ka progres

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 e ka cilësuar si skandal ndërhyrjen e Kryepeshkopit Anastas Janullatos për të zgjidhur çështjen e krizës në kufi mes Shqipërisë e Greqisë.

Sipas Lubonjës Shqipëria nuk bëri ndërhyrjen diplomatike dhe atë e bëri pikërisht Janullatosi.

Më tej analisti thotë se Shqipëria mbetet tek patriotizmi futbollistik ndërsa politika shqiptare bën vetëm luftë propagandistike dhe politike duke zgjidhur vetëm gjërat e vogla.

“Kriza është një sinjal që duhet të na bëjë të mëndojmë. Refleksioni i parë është që mungon refleksioni. Kjo është një krizë e gjatë që ka një histori.

Po ju them një refleksion. Meta dhe Rama, që më ka ndodhur dhe mua. Shqipëria mundi 1-0 Greqinë. Qeveria nxori një shpërblim 100 mijë euro për lojtarët, atëhere ishte shumë.

Ndërkohë në spitalin tonë, kishte një koronarografi, që duhet të blihej 100 mijë euro. Dhe shqiptarët merrnin rrugën për Janinë. Meta atëhere nuk reagoi. Kurse ky Rama, tha pse po vdesin disa pleq do ta bëjmë ne këtë.

Dhe tani po ky, për fat të keq, këtu bie tërmeti dhe ai do që të çojë ata çunat tek Ronaldo dhe Buffon. Bie pandemia, ky ka qëllim të çojë doktorët në Itali.

Pra ky patriotizmi futbollistik. Për këtë vend, si ka përfunduar. Këtu është dhe problem më i madh, këta shqiptarë që vijojnë të ikin, asnjë reflektim.

Vërtet patriotik në këtë drejtim. Meta diku lëshon ndonjë fjalë për braktisjen e Shqipërisë. Ky është një sistem për 5 njerëz. Më duket Laoceu apo Konfuci të jesh i pasur, në një vend mbretëror është turp, këtu është turp të jesh i pasur në një vend të qeverisur keq.

Faleminderit mund t’i themi Janullatosit në sipërfaqe. Për ta marrë dhe si figurë. Këtu ka shkatërrim. Bëjnë punët e vogla. Shoqëria është e rrënuar keq. Një krize duhet të ndihmojë për këtë, por këtu bëjnë vetëm luftë politike. Në thelbin e vet jemi tek patriotizmi futbollistik. Shqipëria ndërkohë nuk bëri ndërhyrjen diplomatike, skandal që e bëri Janullatos.

Replikat Meta- Rama

Kjo është luftë propagandistike. Ta çosh çështjen tek greku është gabim, pavarësisht se edhe Greqia ka ato problemet e veta, një lloj racizmi ndaj shqiptarëve.

Sigurisht ne na takon përgjegjësitë tona. Përgjegjësia e parë e madhe e qeverisë ishte menaxhimi skandaloz i pandemisë. Duhet parë këtu, dhe pse kjo qeveri s’ka mundësi të bëjë tampone kur kemi gjithë këto pasanikë të mëdhenj.

Ky është problemi i parë. Skandaloze që ti shkon në Itali t’i bëjnë falas. Këta vijojnë me gënjeshtra. Këtu s’ka shtet. Mbretëron një anarki, ujku mjegull do.”- tha Lubonja.

Related Posts

Kryesore

Rama merr në “provim” ministrat për dy ditë, pritet “furtunë” në qeveri

21/08/2026
“Nuk e di si e kam goditur”, zbardhet dëshmia e Vatës në sallën e gjyqit për vrasjen e turistit në Ksamil: Më erdhi drejt me thikë, unë e lëviza dhe…
Kryesore

“Nuk e di si e kam goditur”, zbardhet dëshmia e Vatës në sallën e gjyqit për vrasjen e turistit në Ksamil: Më erdhi drejt me thikë, unë e lëviza dhe…

21/08/2026
Aksident në autostradë, makina përplas furgonin, disa të plagosur
Kryesore

Aksident në autostradë, makina përplas furgonin, disa të plagosur

21/08/2026
Çmenduri/ La vajzën e tij 11-vjeçare vetëm në shtëpi për të parë ndeshjen në Shqipëri, arrestohet babai në Qipro
Kryesore

Çmenduri/ La vajzën e tij 11-vjeçare vetëm në shtëpi për të parë ndeshjen në Shqipëri, arrestohet babai në Qipro

21/08/2026
Përshkallëzohet situata në Dukat, angazhohen 90 efektivë dhe 2 avionë
Kryesore

Përshkallëzohet situata në Dukat, angazhohen 90 efektivë dhe 2 avionë

21/08/2026
Gjykata lë në burg vrasësin e dyshuar të turistit në Ksamil, lirohen dy policët nga Gjirokastra
Kryesore

Gjykata lë në burg vrasësin e dyshuar të turistit në Ksamil, lirohen dy policët nga Gjirokastra

21/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rama merr në “provim” ministrat për dy ditë, pritet “furtunë” në qeveri

21/08/2026
“Nuk e di si e kam goditur”, zbardhet dëshmia e Vatës në sallën e gjyqit për vrasjen e turistit në Ksamil: Më erdhi drejt me thikë, unë e lëviza dhe…

“Nuk e di si e kam goditur”, zbardhet dëshmia e Vatës në sallën e gjyqit për vrasjen e turistit në Ksamil: Më erdhi drejt me thikë, unë e lëviza dhe…

21/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al