• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Covid i merr jetën muzikantit shqiptar, disa ditë pasi kishte dalë i shëruar nga spitali. Ja apeli i tij kur ishte shtruar

18/08/2020
Covid i merr jetën muzikantit shqiptar, disa ditë pasi kishte dalë i shëruar nga spitali. Ja apeli i tij kur ishte shtruar

Pandemia po vijon të shkaktojë tragjedi familjare në Shqipëri. Muzikanti Alfred Koçi ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në Tiranë pak ditë pasi ishte shëruar nga koronavirusi.

Ai qendroi për më shumë se 22 ditë i shtruar në spitalin Infektiv duke dalë tërësisht i shëruar prej andej, por dëmtimet që kishte lënë në trup koronavirusi ishin të mëdha.

Pas një trompoze në mushkri, Alfredi ndjeu vështirësi të mëdha në frymëmarrje duke u detyruar të shkonte sërish në spital, ku edhe ndërroi jetë.

Teksa ishte shtruar, duke u kuruar nga koronavirusi, Alfredi kishte humbur nënën e tij nga virusi, ndërsa e mësoi këtë fakt vetëm pasi doli nga spitali, gjë e cila duket se rëndoi gjendjen e tij shëndetësorë.

Alfredi ishte personazh i reportazhit te ABC News brenda Infekivit tre javë më parë, ku ai bëri thirrje që çdokush të tregonte kujdes pasi sipas tij, koronavirusi, nuk ishte një grip i thjesht, por një virus i rëndë që e kishte detyruar atë të shtrohej në spital.

Ndërkohë që fliste, Alfredi nuk e dinte se nëna e tij, e shtruar më herët një kat më sipër, kishte ndërruar jetë.

Kjo është një tjetër tragjedi, e cila konfirmon se nevojitet një kujdes i shtuar nga të gjithë qytetarët gjatë këtyre muajve të vështirë për secilin.

Pjesë nga biseda e gazetares me Alfredin e ndjerë tek Infektivi:

Si je? Je i trembur?

Alfred Koçi: Jo, i trembur jo, por Covid-i të lodh shumë. Jam i lodhur

Sa ditë ke që je këtu?

Alfred Koçi: 22 ditë. Kam probleme me frymëmarrjen. Mjekë dhe infermirë janë të gjithë në këmbë duke na shërbyer. Të gjithë po na shërbejnë, por në fund, ai që duhet të dalë nga kjo krizë, je ti, dalja është e jotja. Kjo lloj daljeje nga situata është e vështirë shumë. Po shumë e vështirë.

Ehe..

Alfred Koçi: Kështu që kushdo që të na shohë, t’i verë gishtin kokës. Kur të shohë atë ajrin e pastër aty jashtë, të shohë jetën para. Mos t’i besojë kot fjalëve që s’ka virus, etj., virus ka, ekziston dhe ja ku jam unë tani.

Related Posts

Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Këlcyrë/ Procedohet 56-vjeçari nga Dragoti, dyshohet se kanosi me armë sportive një 20-vjeçar

03/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, aksidentohen dy të rinj në “Granicë”

02/03/2026
tepelene thike plagosje
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy të rinjve në Tepelenë

02/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Gjirokastër, 37-vjeçari rrëzohet aksidentalisht, përfundon në Spitalin e Traumës

02/03/2026
Konflikt për kullotat në Asim Zeneli, procedohen penalisht dy vëllezër nga Lazarati
Kryesore

Konflikt për kullotat në Asim Zeneli, procedohen penalisht dy vëllezër nga Lazarati

02/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

350 kg kanabis që u kapën në Kakavijë, pronari i kamionit shpallet në kërkim

02/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Do shkoj në luftë”, befason Mehdi Taremi: Vendi im ka nevojë për mua

“Do shkoj në luftë”, befason Mehdi Taremi: Vendi im ka nevojë për mua

03/03/2026
Harry Kane rezervon “Këpucën e Artë”, tani kthen vështrimin nga Champions

Harry Kane rezervon “Këpucën e Artë”, tani kthen vështrimin nga Champions

03/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al