Nje tentative per vjedhje ka ndodhur ne Gjirokaster. Policia njofton arrestimin e nje 36-vjeçari.
” Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 36 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në lagjen “Granica”, Gjirokastër, pasi rreth orës 00:30 të datës 18.08.2020, në lagjen “Kodra e Shtufit”, u kap në tentativë për të vjedhur banesën e shtetasit B. I” , thuhet në njoftimin e policisë.