Nje rast i kultivimit te kanabisit eshte goditur ne Memaliaj. Policia e Gjirokastres njofton per arrestimin e dy personave
Njoftimi
Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan shtetasit A. B., 55 vjeç dhe E. B., 29 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj, pasi në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në fshatin Vasjar, Bashkia Memaliaj, në një banesë të pabanuar, për të cilën kujdesheshin shtetasit e mësipërm, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan disa bimë narkotike. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.