Është ndarë sot nga jeta Azbi Kasaj apo siç e thërrisnin në qytetin e Këlcyrës ‘Bikja’. Një personazh i njohur falë deklaratave të tij si ajo e vitit 2009 në formën e mallkimit për votuesit përmetarë që nëse nuk e votonin u uronte kancer në fyt.
Njëkohësisht Azbiu ka dhënë deklarata kontroverse dhe kundër rrymës si ajo e çeljes së shtëpive publike në Këlcyrë nëse do të zgjidhej kryetar bashkie apo dhe për liberalizimin e mbjelljes së hashashit me qellim mirëqenien e popullit.
Kasaj prej 2005 e ne vazhdim ka konkurruar në të gjitha llojet e zgjedhjeve si kandidat në parti të ndryshme politike.