• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vangjel Tavo ‘merr në dorë’ axhendën e presidentit Meta në Dropull, lë kryetarin e bashkisë jashtë ceremonisë për Lefter Millon

20/08/2020
Vangjel Tavo ‘merr në dorë’ axhendën e presidentit Meta në Dropull, lë kryetarin e bashkisë jashtë ceremonisë për Lefter Millon

Presidenti Ilir Meta ishte sot pasdite në Dropull për të vlerësuar me një titull, pas vdekjes, Lefter Millon, një prej legjendave të futbollit shqiptar nga radhët e minoritetit grek në vendin tonë. Deri këtu s’ka asgjë anormale, përkundrazi ky nderim për Millon është i vonuar.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ra në sy mungesa e kryebashkiakut të Dropullit, Dhimitraq Toli. Krah Presidentit ishin ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, ish-ministri i PD-së i dënuar për korrupsion, Spiro Ksera, ish-kryebashkiaku me dy parti, Ahilea Deçka dhe disa njerëz të tjerë të lidhur me opozitën.

Nuk ka problem pse aty ishin këta njerëz që janë të angazhuar politikisht pranë opozitës, por mungesa e kryetarit të bashkisë përben një shkelje protokollare dhe zhvlerëson komplet titullin e nderimit për Lefter Millon. Solemniteti i këtij momenti bie kur vetë ceremonia ngjan më shumë si mbledhje politike e PD-LSI në Dropull në prag zgjedhjesh.

Sporti është i atillë për të bashkuar njerëzit, aq më tepër kur bëhet fjalë për një figurë të shquar si Lefter Millo. Dakord që Vangjel Tavo nuk e honeps dot Dhimitraq Tolin sepse i mori bashkinë, që deri më dje e drejtonte “kukulla” e tij, Ahilea Deçka, por kjo ceremoni duhej mbajtur larg luftës politike. Lefter Millo është i të gjithë Dropullit, socialistëve, lësëistëve, demokratëve e atyre që nuk iu plas fare për partitë.

Me siguri që në lënien jashtë ceremonisë së kryebashkiakut aktual të Dropullir, ka luajtur rol ish-deputeti Tavo. Nga ana tjetër kemi një standard të dyfishtë nga kreu i shtetit. Në një ceremoni të ngjashme në Tepelenë, Ilir Meta e kishte ftuar kryebashkiakun Tërmet Peçi, madje edhe kryebashkiakun e Gjirokastrës, Flamur Golemi, por në Dropull nuk ndodhi kështu.

Ky nderim “kaçakshe” që po i bëhet Lefter Lefter Millos mund edhe të ishte kursyer sado i mërzitur të jetë Vangjel Tavo që s’e ka më pushtetin në atë bashki. Nuk po na ha meraku pse nuk ishte në ceremoni personi Dhimitraq Toli, por kryebashkiaku i Dropullit, cilido qoftë ai.

Le të shpresojmë se të paktën Bashkia Dropull do të organizojë në javët e ardhshme një ceremoni më dinjitoze për Lefter Millon, duke qenë se Këshilli Bashkiak ka marrë prej kohësh vendimin për t’i dhënë një titull nderi Lefter Millos. Le ta ftojnë në këtë ceremoni edhe Vangjel Tavon, për t’i treguar ish-deputetit standardin që duhet të vendosim pavarësisht luftës politike.

©argjiroja.net

Related Posts

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026
Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë
Kryesore

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

24/08/2026
Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)
Kryesore

Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)

24/08/2026
6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët
Kryesore

6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët

24/08/2026
Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!
Kryesore

Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor

VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor

24/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al